Home / Lajme / Një ëngjëll, një i ri vetëm 19 vjecar coptohet me thikë para shtëpisë së vet!

Një ëngjëll, një i ri vetëm 19 vjecar coptohet me thikë para shtëpisë së vet!

Që sot Engjëlli nuk jeton më. A ka ma rëndë e më vështirë se kjo ditë? Nuk ka zë qytetar kundër banditizmit të “pafajshëm” të fëmijëve, banditizëm dhe delikuencë që vjen si rezultat i politikës së sunduesve të Kosovës, e që vjen si vazhdimësi e politikës jugosllave e serbe, politikë që për 100 vjet nuk investoj në fëmiun e as në të riun shqiptar.

Sot Debatet e ndyra e të pavlera do të vazhdojnë. Shëndeti psqiqik i shqiptarëve sakaq e po rëndohet. E në anën tjetër, askush nuk e ka në plan me e ndërru shabllonin e keq, dëmtues e bajat të përmbajtjes së mediave shqipe. S’ka ndihmë, s’ka pedagogji, s’ka keshilla, s’ka alternativa për të riun shqiptar, s’ka sepse keto i kane marrë, i kanë grabitë e vjedhë mosha madhore e kapur fort me krimin e me interesin….
Sunduesit banditesk e kanë okupu edhe hapsirën publike. Analistët e shitur, banditë e zhurmagjinjë e mbytën jetën e cilësinë e gjithckaje që gjindet në këto hapsira.
Pakkush flet për gjenden e mjerueshme të të rinjëve dhe të fëmijëve. Pakkush flet pse ka kaq shumë kriminalitet e coroditje.
Mediat shqipe, përmbajtja e tyre është plot dhunë verbale e fizike, e kjo po ndikon në sjelljet dhe veprimet e të riut. E askush, me kajtë nonen, nuk don me u marr me përmbajtjen kancerogjene të mediave shqipe, packa të gjithë e duan luksin e mediave. Këta i kanë merak paratë, statusin artificial e krekosjen primitive katundareske që gjason me vitn 1940.

19 vjecarin e vrau edhe media e edhe politika, mbajeni mend ketë krim!

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...