Home / Opinion / Merre shtruar o deputet “i popullit”! Deputeti ka kritikuar diasporen kosovare si te pashkolle e te padijshem..(?!)

Merre shtruar o deputet “i popullit”! Deputeti ka kritikuar diasporen kosovare si te pashkolle e te padijshem..(?!)

Shkruar nga, Luan Baci
USA
22 TETOR 2020

 Deputetet e Kosoves, dhe jo me pak dhe ata te Shqiperise, pasi “u shkolluan” per vete, kryesisht ne kohen qe u zgjodhen deputete, apo ne kohen qe moren pozita shteterore, “arriten te kalojne ne majat me te larta te dijes dhe te shkences”. Me shkolle tete vjecare, dhe me shkolle te mesme te pambaruar, morren diploma universitare, bile shume nga ata morren edhe diploma pasuniversitare, si “gjeni te vertete qe jane”! Dhe pasketaj, krekosen si kaposhi ne maje te plehut, jo vetem me autoritetin e deputetit dhe te pushtetarit, por edhe te “njeriiut te shkences e te kultures”.

“Eshte per tu admiruar” njeri nga “te shkolluarit” e deputeteve te AAK-se, Shkumbin Demaliaj, i cili permes nje interviste paska kritikuar diasporen kosovare, duke thene se ata nuk po kryejn shkolle dhe po jane te padijshem. Me siguri qe kjo nuk eshte e vertete per pjesen me te madhe te diaspores. Per ate pjese qe nuk mund te kryeje studime, i duhet thene ketij “inteligjentit” te AAK-se dhe kujtdo tjeter qe mendon dhe shprehet me percmim per diasporen si ai, se ata qe nuk hapin dot libra ne diaspore, nuk e kane mundesine financiare. Shkollat jane teper te kostueshme dhe me te shumtet e emigranteve u duhet te punojne nga heret ne mengjes deri ne darke vone, per te garantuar te ardhurat per mbijetesen e tyre dhe te familjes. Gjithashtu jane po keta emigrante “te pashkolluar” qe finamcuan lirine e Kosoves dhe luftetaret me forca njerezore dhe monetare, duke ja kursyer boken femijeve te tyre dhe duke bere te mundur qe te jeni sot deputete “ju te shkolluarut”, e pa shkolle dhe te panxene nga dija qe as nuk keni tentuar te keni ne te vertete, por ta kani vetem ne letra.
Ky zotni nuk mund ta marri me mend se ka emigrante qe pasi kane mbaruarpunen ne njeren kompany, brenda dites, vrapojne tek nje pune tjeter, duke ngrene edhe buken ne makine duke ecur, duke nderruar uniformat e punes ne ndalesat e semaforeve, kur jane duke ecur me makine, dhe rruhen me makine elektrike, po duke ecur me makine, se nuk kane kohe te kujdesen aspak per veten e tyre. Ky lloj gjakpiresi nuk arrin te kuptoj se emigrantet per te mbijetuar, kthehen ne robote, dhe per ta mesimi, edhe pse eshte i domosdoshem, shume here eshte si “molla e ndaluar” e Migjenit te madh.
Po si mund ta kuptojne jeten teper te veshtire te emigrantit, mostrat deputete shqiptare, kur edhe kryetaret e partive te tyre, si kryetari i partise te zotit Demaliaj, qe ka mbaruar universitet pa shkelur ne dere te universitetit?! Do te isha, jo vetem kurjoz, por do me pelqente te ish edhe me i sakte ne keto shenime te mia, po te dija se cfare edukimi ka vete ky zotni qe pergojon dhe perbuz emigrantet dhe ne se ka ndonje edukim formal, sa i vertete eshte ai edukim qe ka?!
Zoterinj, deputete dhe pushtetare! I respektoni emigrantet tuaj te palodhur e teper te nderuar, sepse jane ata qe mbajne familjaret e tyre, ata qe ju krijojne ju ate pasuri per te cilen ju jeni te pangopur, dhe jane keta emigrante qe mbajne disi qete situaten ne popull. Pa keta, populli qe eshte ne veshtiresi te pakrahasueshme per te jetuar do tu hante te gjalle, shume me shpejt se sa po ju vjen ora e merituar. Drejtimi i papersgjegjshem qe ju te gjithe, i bete popullit, duke i sherbyer si mos me mire Serbise, do te jete shkak per shpagimin e ashper te tij ndaj jush.

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...