Home / Të ndryshme / UNË JAM BIJA JOTE

UNË JAM BIJA JOTE

Jam unë, bija jote Çamëria,
më mbanë mend,
jam shqiptare si çdokush tjeter në këtë vend,
në trojet e mia jetoja hijerëndë.
Kisha shtëpi me oda të mëdha,
toka pjellore sa më ska,
detë, vreshta, dhe ullinjë,
Kisha të bollshme begatin.
Shum koh para se grekët t’më pushtonin,
nga shtëpit e tokat e mia të më dëbonin,
me zjarr të më digjnin e masakronin,
para se t’më detyronin të marr arratinë,
e tmerruar tek ty të kërkoj strehim.
E braktisa tokën mes lotëve,
në dëshpërim,
mes thikave që nguleshin mbi trupin tim jetim,
Erdha te ty oj nënë,
mes vëllezërve për shpëtim.
Sot me protesta në paqe kërkoj drejtësi,
ngre zërin tim, por se dëgjon njeri,
fatkeqesisht oj nënë se dëgjon as ti,
në mes të Tiranës, më shkel me polici.
Ej kthjellu e thirri mendjes Shqipëri,
mos i zbato urdhërat e grekut të zi,
mos më shkel me këmbë, se kërkoj drejtësi,
Sdua asgjë tjeter, veç të kthehem në shtëpi.
——————————————–

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...