Home / Opinion / Kush e ka fajin?

Kush e ka fajin?

Shkruan;  Medai Shaholli

-Kush e ka fajin që shqiptarët kanë status inferior dhe denigrues në MV?
-Kush e ka fajin që me miratimin e MO nga ana e subjekteve politike dhe të kryengritësve shqiptarë më 2001, shqiptarët ngelën përsëri me status denigrues në një grup me evgjitët dhe arixhinjtë e këtij vendi?
-Kush e ka fajin që shqiptarët i mashtruan me MO, duke e deklaruar këtë marrëveshje si fitore historike që në fakt ishte mashtrim i radhës?
-Kush e ka fajin që shqiptarët edhe me kushtetutën e re quhen bashkësi e 20%?
-Kush e ka fajin që shqiptarët sot kanë humbur rrugën?
Fajin e ka klasa politike shqiptare, servile e pushtetit, intelektualët servilë dhe militantët, studentët e hallakatur (që në çdo vend të botës ata janë motori i ndryshimit dhe revolucionit), subjektet tona politike që kanë mbajtur peng çështjen shqiptare për tri dekada me radhë duke na vrarë shpresat për liri dhe barazi të plotë në këtë vend (meqë nuk na lejohet bashkimi kombëtar).
Këta janë fajtorët e statusit të ”skllavit”’ të ri shqiptar në shtëpinë e tij që nuk është i barabartë me sllavët por me arixhinjtë nomadë, pa identitet dhe pa gjuhë.
Ka një hile të madhe në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhëve dhe simbolika me një ligj për gjuhët e pakicave siç duan ta quajnë subjektet tona politike ”ligjin për gjuhën shqipe”, që në fakt ky ligj lejon të përdoren sipas rregullores gjuhët e 20% duke i garantuar sllavishtes një status superior në përdorim zyrtar nëpër institucionet qendrore dhe lokale si gjuhë të vetme zyrtare pa kufizime në bazë të kushtetutës.
Përderisa populli dhe injoranca shqiptare nuk do të kërkojnë përgjegjësi për këtë status inferior të shqiptarëve nga subjektet politike shqiptare, ne do vazhdojmë të trajtohemi si arixhinjë dhe nomadë në trojet tona.
Ahere kush e ka fajin?!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...