Home / Opinion / SUNDIMI GLOBAL NGA SISTEMI I PIRAMIDËS!

SUNDIMI GLOBAL NGA SISTEMI I PIRAMIDËS!

Për 200 vjet rresht sundohemi nga Piramida!
Njohuri bazike!
Nga Sheradin Berisha
“Politikanët janë kamarierët e bankierëve”, poeti amerikan, Erza Pound, 1885 – 1972.
Partitë me përcaktime të ndryshme ideologjike, në planin e brendshëm janë grupime politike që garojnë për pushtet për ta menaxhuar paranë dhe pasurinë publike etj., të një vendi.
Ndërkaq në planin e jashtëm këto parti politike (të veshur me pushtet), në forma të ndryshme “bashkëpunimi” iu nënshtrohen mekanizmave të shumtë ndërkombëtare që grupohen në një elita globale të kryesuar nga elita bankare! Elita e bankierëve është shtylla kurrizore e sistemit si tërësi e strukturuar!
Sistemet politike, partiake, policore, ato të shërbimeve inteligjente, të drejtësisë, të shëndetësisë, të religjioneve, të ushtrisë (NATO etj), sistemi i bankave (BB, FMN etj), i shtëpive mediale (gazeta, TV, Interneti etj), i arsimit (të gjitha nivelet), i artit (kultura), i filmit (Hollivudi), sistemi i korporatave të oligarkisë globale etj., ndërtohen mbi bazën e PIRAMIDËS!
Rrjedhimisht sistemi piramidës i vë nën kontrollë të gjitha segmentet e poshtme të sistemit, sipas principit shumicë (populli), pakicë (elita)!
Në themelet e piramidës është populli, pastaj duke u ngritur shkallë – shkallë kemi pakicat elitare, ndërsa në krye është elita bankare!
Të gjitha bashkimet dhe unionet ndërtohen me shembullin e Piramidës. Edhe Bashkimi Europian (BE) ndërtohet mbi këtë bazë!
Shtetet e BE’së në sistemet e tyre të brendshme janë “minipiramida”, ndërsa në sistemin e jashtëm në mënyrë të strukturuar ndërtojnë “megapiramidën” që quhet Bashkim Europian (BE) me maje (seli) në Bruksel!
Brukseli si kupolë e sundon gjithë piramidën! Ngjashëm me piramidën e BE’së kemi: SHBA-të, Rusinë, Kinën, Indinë, Australinë, Kanadanë etj.
Organi më i lartë në botë, ku përfshihen 193 shtete (dhe dy shtete vëzhgues) është Organizata e Kombeve të Bashkuar (OKB).
OKB është selia e piramidës globale!
Në këtë seli është centralizuar i gjithë sistemi global që punon për një REND TË RI BOTËROR, në krye me Elitën globale të bankierëve!
Për Rendin e ri botërorë, më 11 shtator 1991 ka folur edhe persidenti amerikan, George H. W. Bush: Shikoni e dëgjoni fjalimin e tij:
“New World Oder”, George H.W.Bush, 11/9/91
Elitën globale të bankierëve e përbëjnë:
– Familja Rotshild,
– Familja Rokfeler,
– Morganët,
– Kisingerët,
– DuPontët,
– Astori,
– Pondy,
– Collins,
– Freemanet,
– Kenedy,
– Li,
– Onassi,
– Disney,
– Russeli,
– Van Duyn etj.
Kjo elitë në literaturë quhet ILUMINATI!
***
***
Të gjitha revolucionet e shek.XVIII -XX, dy luftërat botërore, luftërat rajonale, luftërat ndërmjet dy shteteve, luftërat qytetare, epidemitë e shumta shfarosëse etj., nuk kanë ndodhur rastësisht, aksidentalisht! Ato janë shkaktuar, financuar, kontrolluar e menaxhuar, nga Elita e bankierëve – iluminatit!
***
Duke e kuptuar mirëfilli ndërtimin e sistemit të PIRAMIDËS, tashmë e dimë ku është Kosova, dhe çfarë ndikimi kanë lidershipi politik e institucional në këtë piramidë! Mbi te gjitha kuptojmë varësinë e plotë të këtij lidershipi nga ELITA SUPREME si dhe manipulimin lokalë (në Kosovë), të konstruktuar e dirigjuar nga mashtruesit global të kësaj elite!
—————-
FUQIA E SISTEMIT BANKARË NË SHBA !
Presidenti i 28’te amerikan, Woodrow Wilson (1913-1921) ka thënë se: ‘industria amerikane menaxhohet nga një fuqi e padukshme, e organizuar, e ndërtuar, e kompletuar dhe e pakapshme’.
– Cila është ajo fuqi?!
– Është Sistemi i Krediteve bankare!
Wilsoni lidhur me këtë sistem thotë:
“Monopoli më i madh i këtij vendi (SHBA) është ai mbi kreditin e madh. Një komb i madh industrial kontrollohet nga sistemi i tij i krediteve (bankierëve). Rritja e Kombit tonë dhe i të gjithë aktiviteteve tona, është në duart e disa njerëzve që kontrollojnë, ngrijnë dhe shkatërrojnë lirinë tonë ekonomike”!!!
***
“Për fat të mirë, qytetarët nuk e kuptojnë sistemin bankar, pasi po ta kuptonin, do të kishim menjëherë një revolucion”, thotë fabrikanti i makinës ‘Ford’, Henry Ford.
***
– Ilustrimet të cilat kanë të bëjnë me definimet në analizën time!
===================
Nga arkivi i FB., 12.10.2019 / Njohuri bazike!
SUNDIMI GLOBAL NGA SISTEMI I PIRAMIDËS!
Nga Sheradin Berisha

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...