Home / Lajme / PARADOKSE “MADE IN MACEDONIA”

PARADOKSE “MADE IN MACEDONIA”

Nga shkrimet e mia të botuara në Gazeta e Alpeve, Tiranë.
Nuk është fajtor pushteti aktual dhe qarqet politike e akademike të Bullgarisë, që kërkojnë qasje ndryshe ndaj historisë së Maqedonisë, të identitetit të popullit maqedonas dhe të gjuhës maqedonase, përderisa tri dekada me radhë pushteti në Maqedoni, edhe faktori politik shqiptar, kanë krijuar shtrat të përshtatshëm për këto ndërhyrje nga pala bullgare, që sot imponohen edhe nga faktori ndërkombëtar për ndryshime të domosdoshme.
Pse iu desh pushtetit në Maqedoni ta zgjedh datën 8 shtator, për ditë të referendumit për pavarësinë e Maqedonisë më 1991 dhe nga kjo edhe ta festojë këtë datë si Dita e pavarësisë së shtetit aktual të Maqedonisë Veriore, në ditën e krijimit të shtetit bullgar të Maqedonisë, më 8 shtator 1944?
Pse iu desh pushtetit në Maqedoni, pushtetit lokal në Tetovë dhe faktorit politik shqiptar, ta festojë si ditë të Komunës së Tetovës, 3 Marsin – Ditën e marrëveshjes së Shën Stefanit dhe ditën e Pavarësisë së Republikës së Bullgarisë së sotme?
Nuk është çudi që një ditë ndonjë forcë e re politike (pushteti i derisotëm bullgar ka qenë konstruktiv ndaj çështjes shqiptare) të kërkojë qyteti i Tetovës (qendra kulturore, politike dhe e rezistencës kombëtare të shqiptarëve), të shpallet qendër province bullgare në Pollog, përderisa pushtetin dhe politikën për tri dekada me radhë e mbajnë peng analfabetë të politikës, injorantë, mercenarë dhe kuislingë të të gjitha llojeve!
Aty ku pini gji, atë kërkon bota ta pranoni për nënë!
(12.X.2020)
Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...