Home / Lajme / Pas deklarimit të Kurtit, sytë e Biden kthehen nga Kosova

Pas deklarimit të Kurtit, sytë e Biden kthehen nga Kosova

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në Facebook i pati ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale, duke potencuar se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili përmes një deklarate iu është drejtuar shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri.

Biden, në letër ndër të tjera thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Ai zotohet se do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit. Këtu, përmenden edhe vëllezërit Bytyqi.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratën e Bidenit.

Sipas tij duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh.

 

Deklarata e Bidenit është mirëpritur nga spektri politik në Kosovë.

Sekretari për marrëdhënie me jashtë nga Lëvizja Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme deklaratën e lëshuar nga Joe Biden, sidomos në synimin se do të largohet qasja e pabalancuar që administrata Trump ka pasur ndaj Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Deklarata e tij dhe e zonjës Harris ishte shumë pozitive sepse nëse e shihni tek synimet apo zotimet e Biden për Rajonin, çështja e parë është që duhet të kemi një raport reciprok, të barabartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është kundër situatës në të cilën gjendemi aktualisht e në të cilën na ka sjellë qeveria ilegjitime Hoti dhe gjithashtu qasja e shpejtë dhe ahistorike e ambasadorit Grenell për të zgjidhur një konflikt të gjatë historik në Ballkan”, ka deklaruar Ahmeti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka thënë se qeveria që udhëhiqet nga partia e tij nuk do të pozicionohet për kandidatët presidencialë, por, sipas tij, deklarata e Bidenit flet për garancinë e marrëdhënieve Kosovë-SHBA në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Ajo që duhet veçuar është fakti se Bideni deklaron publikisht se nuk ka kthim mbrapa në diskutimin e çështjes së shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nuk ka kthim mbrapa në diskutimin dhe përkrahjen që do ta ketë Kosova nga administrata Biden për proceset euroatlantike të integrimit, qoftë në NATO, qoftë në BE. Dhe nuk ka kthim mbrapa në aspektin e dialogut që do të çonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi.

 

Në subjektin tjetër opozitar, Partinë Demokratike të Kosovës, nuk e kanë komentuar deklaratën e Bidenit. Deputeti Elmi Reçica ka thënë se deklarimet pro ose kundër kandidatëve për presidentë të SHBA-së nuk i shërbejnë Kosovës, madje, sipas tij, mund ta dëmtojnë atë. Reçica ka thënë se e rëndësishme është që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me këdo që vjen në Shtëpi të Bardhë.

“Ne nuk duhet dhe nuk është në rregull që të involvohemi me deklarata dhe veprime në zgjedhjet që po mbahen për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është çështje e jona, kushdo që fiton do të ketë një raport ndërshtetëror që është i përhershëm dhe këtë e kemi deklaruar disa herë. Miqësia mes SHBA-së dhe Kosovës është e përjetshme dhe është krejt e veçantë. Kështu që mendoj që çdo involvim apo deklarim nuk është në rregull dhe është i dëmshëm”.

Në pikën e parë të deklaratës, Joe Biden ka cituar publicistin Veton Surroi, kur ai ka folur për gatishmërinë që ka treguar Bideni për t’iu përgjigjur kërkesave të Kosovës që nga vitet ‘90.

Surroi, në një postim në rrjete sociale, e ka cilësuar Bidenin si një nga të rrallët që çështjen e lirisë së Kosovës e ka kthyer në kauzë të Kongresit të SHBA-së. Surroi ka thënë se Bideni meriton besimin për president.

“Joe Biden, një prej të rrallëve në Washington që në vitet e hershme ’90 na priste e dëgjonte, një prej të rrallëve që çështjen e lirisë e demokracisë në Kosovë e ish-Jugosllavi e shndërroi së bashku me kolegët e tij, demokratë e republikanë, në kauzë të Kongresit e të SHBA-së në tërësi.Në njeri konsistent dhe i fjalës meriton besimin e plotë për premtimin e tij si president për një angazhim të balancuar e të drejtë për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të njohjes së ndërsjellë dhe me respekt të tërësisë tokësore të Kosovës”, ka shkruar Surroi.

Kryeredaktori i gazetës “Illyria”, Ruben Avxhiu, ka thënë se letra e fushatës së Joe Biden e dërguar për shqiptarët është e njëjtë sikur ajo që iu është dërguar edhe irlandëzëve e armeneve e popujve tjerë.

“Disa komente për dyshimet apo akuzat se deklarata për Shqipërinë dhe Kosovën nuk është vërtetë zyrtare nga Joe biden”, shkruan ai.

“Deklarata i është dërguar gazetës “Illyria” nga fushata e disa deklaratave të ngjashme për komunitete të ndryshme etnike nga kjo fushatë, si për armenët, irlandezët etj..

Nëse fushatës së Joe Biden nuk do ‘ti pëlqente apo nuk do të ishte dakord me deklaratën deri tani do të kishte përgënjeshtruar, korrigjuar etj

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...