Home / Histori / TYMNAJA E HISTORISË SË PUSHTUESVE NUK E ZHBËN KALANË E HISTORISË SHQIPTARE

TYMNAJA E HISTORISË SË PUSHTUESVE NUK E ZHBËN KALANË E HISTORISË SHQIPTARE

Cilat nga këto figura historike me përmasa botërore mund t’u duken grekë apo sllavë?!
Shpeshherë, ne që shkruajmë për të kaluarën e lashtë të shqiptarëve, keqkuptohemi, kritikohemi dhe qortohemi, kinse për teprimet ndaj këtyre çështjeve, sidomos për, kinse animin në lidhje me ngjarjet dhe figurat historike të cilat “pa të drejtë” ua përshkruajmë përkatësinë shqiptare, dhe sipas këtyre kritikëve, kjo qasje nuk është serioze, por me paramendim për të shndërruar në shqiptare gjithçka që është me vlerë dhe peshë historike, si nga ngjarjet edhe nga personalitetet për të cilat shkruajnë disa autorë në kohën e fundit, ndryshe nga versioni zyrtar i shkrimit të historisë së shqiptarëve.
E para, publiku lexues shqiptar nuk është i njoftuar sa duhet sa autorë të hershëm dhe të sotëm, kryesisht të huaj, kanë shkruar qindra vepra në gjuhë të huaja për këto çështje, në mbrojtje të së vërtetës për shqiptarët, historinë e tyre, kulturën, gjuhën, tradita, zakonet, pa edhe për besimet fetare dhe çështje të tjera.
E dyta, në shumë aspekte, histori zyrtare që kanë shkruar vetë autorët shqiptarë nën diktatin e pushteteve të kaluar, është po aq e falsifikuar dhe shtrembëruar sa edhe historia që kanë shkruar shtetet fqinje, serbët, grekët dhe bullgarët, kundër shqiptarëve.
E treta, asnjë nga autorët që sot shkruajnë ndryshe për ngjarjet dhe figurat historike të lashtësisë e të kohës më të re, gati asnjë të re nuk thonë ndryshe nga ajo që kanë thënë me dhjetëra e qindra autorë të huaj, shumë përpara neve, por kjo e vërtetë nuk është përhapur ndër shqiptarët deri më sot, shumica e këtyre veprave nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe për opinionin e gjerë lexues.
E katërta, kritikuesit e kësaj qasje të re, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i historiografisë shqiptare, në vend se të mbajnë qëndrim mohues ndaj kësaj qasje, duhet të hapin arkivat, shfletojnë dokumente dhe dëshmi plotësuese, që ta argumentojnë qasjen e derisotme, nëse ka shtrembërime t’i largojnë dhe nëse ka konfirmim të tezave të tyre, t’i argumentojnë në mënyrë plotësuese.
Mjafton me këtë rast, të dëshmohet se nuk ka asnjë teprim nga autorët shqiptarë, të cilët mendojnë dhe shkruajnë ndryshe nga historiografi zyrtare e shqiptarëve dhe ato të disa shteteve fqinje, nëse për Lekën e Madh të Maqedonisë, Pirron e Epirit, Skënderbeun e Arbërisë; për mbretëritë e dikurshme ilire-dardane-pajone-maqedone etj.; për shenjtorët ilirë-dardanë, si Shën Hieronimi, Shën Albani, Shën Niketa, Shën Kontandini dhe të tjerë; apo edhe për figura më të reja me përmasa botërore, si Shën Tereza, nëse nuk shkruajnë vetë shqiptarët, të huajit sigurisht se do të mundohen t’i falsifikojnë, t’i përvetësojnë dhe të përhapin propagandë nëpër botë se ata u takojnë popujve, historisë dhe kulturave të tyre, ndërkohë që faktet historike i demantojnë fuqishëm këto tendenca, përderisa popujt që kanë lindur figura me përmasa të këtilla në të kaluarën këtë e kanë dëshmuar përgjatë gjithë historisë, nga lashtësi deri më sot, ndërsa tendenca e popujve dhe shteteve fqinje për përvetësimin e këtyre figurave demantohet me vetë faktin se ata lidhen vetëm për një ose dy nga këto figura, më pak të studiuar deri më sot, por nuk kanë në anën e tyre asnjë dëshmi plotësuese të qëndrueshme, meqë popujt që lidhen vetëm me një ose dy figura të përvetësuar nga shqiptarët, nuk mund ta zhbëjnë të vërtetën e madhe për vazhdimësinë e gjenisë, potencës gjenetike të shqiptarëve, si populli më i lashtë autokton i mbijetuar deri në ditët e sotme.
(18.X.2020)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...