Home / Të ndryshme / QËNDRO ATDHE!

QËNDRO ATDHE!

Në këtë vend ku mashtrimi është virtyt,
Ku shqiptari shqiptarin për politik e mbyt.
Ku shqiptari traditën e kulturën e vet mohon,
E të huajën për traditë e kultur përqafon.
Në këtë vend ku ka krim e korrupsion,
Ku krimeneli gju më gju me pushtetin qëndron.
Ku antivlerat për vlera na i shesin,
në fushata me premtime na e mbushin thesin.
Ku secili që fiton, rishkruan historin,
Heronjëve sipas partis ja thurin lavdin.
Ku populli nga skamja ka marr arratin,
ku ikën rinia, e braktisë Shqipërin.
Nëse në memoriale bën ndonjë rregullim,
Duhet të kërkosh leje nga Greqia me shkrim.
Po ti Shqipëri hapin mos e ndal,
Se ti i ke rezistuar furtunave në ball.
Qëndro o atdhe, ti mos u dorëzo,
Hapi krahët e sa më lartë fluturo.
Në çdo vend e në çdo krahin,
Bëju thirrje bijve për bashkim.
Bëju thirrje maleve shekullore,
Qe të zgjohet krenaria arbërore.
Mblidhi të gjithë në një betim,
Se kombi ynë kërkon shpëtim.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...