Home / Intervista /   Intervistë me Elmaz Ademin 

  Intervistë me Elmaz Ademin 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

I nderuari zoti Ademi, 

Jam studente e Gazetarisë dhe mediumeve në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe për temë të Masterit kam zgjedhur “Format specifike të komunikimit të organizatave patriotike shqiptare gjatë periudhës së monizmit jugosllav”. 

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimit është të nxirret në dritë fakti se krahas formave të ndryshme të veprimtarisë së fshehtë si bisedat në rrethe të besueshme, shpërndarja e mesazheve përmes trakteve dhe komunikatave, botimi dhe shpërndarja e gazetave ishte formë e domosdoshme e komunikimit. Shtypja dhe e shpërndarja e gazetave paraqitet si njëra nga format kryesore të përhapjes së ideve të këtyre organizatave që vepronin në klandestinitet të thellë. 

E shoh shumë të rëndësishme të bëj intervistë me ju, sepse jeni nga njerëzit që kanë kaluar një gjysmë shekulli në organizimin e rezistencës për realizimin e aspiratave tona kombëtare. Nëse jeni dakord po ua nisë një numër të caktuar pyetjesh dhe pasi të më ktheni përgjigje do të formuloj pyetje të reja nëse e shoh të nevojshme për të hedhur dritë në ndonjë aspekt të temës që jam duke hulumtuar. 

 

    

Rudina Zeqiri:  Zoti Ademi  në  Prill të vitit 1972 u themelua Organizata “ Kushtrimi i Lirisë” ku ju ishit një ndër anëtarët  e pare të sajë së bashku me Rafi Halilin, Gafur Lokun, Muhamet Saliun, Xhevahir Aliun, Rushit Nesimin etj. pothuajse të gjithë student nga Maqedonia. Në çfar kontesti  shoqëror e historik e ndjetë nevojën e themelimit të nji organizate patriotike klandestine që do të vepronte kryesisht në teritorin e Maqedonisë? 

Elmaz Ademi:   Në kontekstin historik, është i njohur vendimi i fuqive europiane në kongresin e ambasadorëve në vitin 1913,ku për interesat e tyre strategjike, gjysmën e teritoreve shqiptare  ua falën  shteteve fqijë . Këto më vonë bënin pazarllëqe mes vedi  her duke i shkëmbyer, her duke i falë e her duke i shitur,here duke krijuar shtete dhe kombe artificiale në tokat shqiptare dhe me popullat shqiptare  sikur këto toka të ishin pa të zotë.Në kontekstin shoqëror,është i njohur statuti i robit. Kjo tokë e robëruar mban në vedi një pjes të popullit poashtu me statutin e robit. Robërija të çvesh nga të gjitha elementet jetësore  si nga ato materiale poashtu edhe nga ato shpirterore. Siç shifni robërija  e largon njeriun nga normaliteti i jetës dhe e shtynë gjithnji e më tepër drejt tjetërsimit. Kjo gjendje tjetërsimi e shtynë  çdo njeri me mendje të shëndoshë që të kërkon rugë për të dale nga kjo situate. 

  1. Z. Ciliishteqëllimi i organizatës tuaj politiko-ushtarake? 
  2. A.Vetëemri ,,Kushtrimi i Lirisë” tregon mjaft, një emër alarmi, një apel, një jehon, një kushtrim për liri. Gjendja e mjeruar në të cilë gjindej populli shqiptar nën robërin sllave të shtynte drejt   një organizimi të tillë. Qëllimi i organizatës ishte LIria. Liria e tokave dhe e popullit shqiptar nga robëria sllave dhe bashimi i tyre me nënën Shqipëri.  
  3. Z. Saaritëtta zgjëroni aktivitetin tuaj klandestin dhe të mobilizoni edhe persona tjerë t,bashkangjiten,, Kushtrimit të Lirisë” dhe cila ishte forma kryesore e veprimit tuaj. 
  4. A. Mbrenda një kohe shum të shkurtë organizata ariti ti zgjëron radhët e vetaduke ikrijue celulat e para në Tetovë dhe në disa fshatra të rethit të Tetovës si në Poroj, Xhepçisht, Reçicë, ishim  në formim e sipër në fshatin Sllatin etj. Forma e organizimit ishte forma e treshit ku çdo qelulë kishte udhëheqësin e sajë i cili e kishte për detyr që të mban lidhje me udhëheqësin e qelulës tjetër, kështu që anëtarët e qelulave nuk njiheshin mes vedi. Një organizim i tillë bëhej pë çështje sigurije, nëse zbulohej dhe arestohej ndonjë anëtar e ndonjë qelule mos të ketë mundësi të mer me vedi edhe anëtar të qelulave tjera. E gjthë kjo bëhej në një konspiracion të thellë dhe rigoroz.Veprimi ishte illegal i koncentruar në vurjen e flamurit shqiptar nëpër qytetet e Maqedonis, shpërndarja e afisheve, shkruarja e parollave. Me vurjen e flamurit, shpërndarjen e afisheve dhe shkruarjen e parollave realizonim dy qëllime, një i tregonim popullit tone se egzistojn të drejtat tona që dikush na i mohon, dhe së dyti i thonim armikut se këto toka janë shqiptare dhe do i marim. 
  5. Z.Natënnë mes 12-13.09.1972 ju së bashku me Rafi Halilin, Gafur Lokun,Rushit Nesimin ndërmorët një aksion për marjen e armatimit nga kabineti trajnues para shërbimit ushtarak në Gjimnazin e Tetovës, a mos vallë ju dallonit nga organizatat tjera patriotike shqiptare që vepronin atë kohë në ish Jugosllavi sepse ju që në themelim të organizatës deklaruat se jeni organizatë politio- ushtarake? 
  6. A. Ishim të ri në moshë, thuaj gadi të gjithë njëzet vjeçar, por të vendosur në ate që bënim dhenë ateqë duhej të bëhet. Ishim të vetëdijshëm se pa kombinimin e veprimeve politike me ato ushtarake suksesi do të jetë i vogël apo hiç. Ishim poashtu të vetëdijshëm se një grusht njerzish siç jemi ne nuk mundemi ta përmbysim një system diktatorial si ishte sistemi jugosllav, por me veprimet që do ti bënim, me sakrificën deri në flijim që do ta bënim të mbjellim së paku te populli bindjen se të drejtat dhe lirit e popujve nuk fitohen me lutje apo ankime por me mund dhe sacrificë. Sa i përket armikut  ai mbetet armik. Një poet shqiptar emri i të cilit nuk më kujtohet në një poezi të veten i kishte vargjet: ,,kurse ujku mbetet ujk ai do plumb e jo pambuk”. Pos kombinimit të veprimit politiko- ushtarak kjo organizatë dallon edhe nga një qëdrim tjetèr nga organizatat tjera, dallon nga uniteti i sajë ku pas shum përpjekjeve të shërbimit secret jugosllav për ta përça, nuk ja arijti, përkundrazi e forcoi edhe më tepër unitetin mes nesh saqë ai unitet egziston edhe sot e kësaj dite. Bëhet fjalë për anëtarët e organizatës të periudhës 1972 deri 1982, pas 82-shit është periudhë tjetër. Ka edhe diçka tjetër që e dallon këtë organizatë nga organizatat tjera. Mjetet e informimit qofshin ato vendore qofshin ato ndërkombëtare e kanë shuajtur informimin pë këtë organizatë, arsyen nuk e di.! 
  7. R. Z. Nuk zgjati shum nga themelimiiorganizatës dhe shërbimi sekret maqedon zbuloi veprimtarin tuaj me çka pasoi dhe burgosja e anëtarëve në krye me themeluesin dhe prijësin e organizatës Rafi Halili, sa i dëmtoi aspiratat e organizatës burgosja e gjithë kryesis së saj? Dhe si e gjetët situatën shoqërore e politike pas daljes nga burgu? 
  8. A. Pas themelimit të organizatës, u përpilua programidhestatuti. Programi kishte dy pika thelbësore, ate strategjike që ishte alfa dhe omega për çdo anëtar të organizatës, e dhënë njëher dhe e pandryshuar, ishte bashkimi i tokave dhe popullit shqiptar në një shtet, me një gjuhë dhe një flamur. Kurse ajo taktike mundësonte veprim sipas kushteve që parashtrojshin rethanat.Statuti i obligonte anëtarët e organizatës të jenë përgjegjës ndaj vedit dhe ndaj organizatës. Bazuar në këto organizata për një kohë të shkurtër kreu shum aksione duke i zbukuruar qytetet e maqeonis me flamuj kombëtar shqiptar, shpërndau qindra e mija afishe shkrajti qindra parolla, u angazhuan disa anëtar të organizatës në gjetjen e armëve dhe xhdo anëtar të furnizohet së paku me një armë, u angazhuan anëtar në grumbullimin e imformacioneve të objekteve vitali etj. Ishte e pamundur me gjitha këto aktiitete të mos bëhen edhe gabime gjë që çoi edhe te burgosja e kryesis së organizatës. Burgosja e dëmtoi shum organizatën, e shtriu për toke por ishte një fat që u shtrymë përmbys, e nuk ramë në shpinë, kështu ky rëzim përmbys na mundësoi që dalngadal të çohemi një gjunjë e përsëri në këmbë. Pas burgosjes tone mbetën shum shok jasht, kontaktonim por aktiviteti u minimizua. Kur dola nga mbajtja e dënimit më erdhën në vizitë shum njerëz të kategorive të ndryshme, te të gjithë pashë një përparim në idetë e tyre, e ndjeja vedin si i tepërt dhe thash me vedi, populli e paska vlerësuar punën tonë. 
  9. Z.A kishit mundësi veprimi apo dirigjimi edhe mbrenda grilave, a kishte persona të tjerë jashtë që vazhdonin veprimtarin e OKL-së?
  10. A. Gjersa ishim në hetime nuk kishim mundësi as veprimi as dirigjimi. Pas caktimit të dënimit u mundësua një takim më ilire me anëtarët e familjes përmes të cilëve dërgonim dhe mernim mesazhe.Kishim mesazhe nga shokët të cilët dëshironin të vazhdonin me aksione, ne nga friga që organizata mos dëmtohet më shum nuk i këshillonim për aksione konkrete por i këshillonim të meren me pregaditjen dhe ngritjen ideologjike të popullit. Sa i përket pyetjes se a kishte persona tjerë jashtë do ti referohem thënjes së prokurorit publik gjatë seancës gjygjsore kur tha: ,,Organizata është e madhe,  ka 1500 vetë në radhët e sajë ka edhe vajza”. Ka edhe një diçka të veçantë që duhet theksuar sa i përket kësajë organizate, që nga viti 1972 e deri në vitin 1982, pra deri në riorganizimin e dytë shërbimi sekret jugosllav nuk ka ditur per emrin e organizatës. Dhjetë vite me radhë ,,Kushtrimi i Lirisë” para shërbimit secret Jugosllav mundi ta mban sekret  emrin e vet. 
  11. Z. Në burgun e Shkupit siorganizatë patët mundësi të takoni bashkëmendimtarëndër të cilë me veprimtar të shquar të çështjes shqiptare si Rexhep Mala me shokë, çfar mundë të na thoni për këtë takim vëllazëror, sa ndikoi ky takim për të vepruar edhe më tej pas daljes nga burgu veprimtarinë e lënë në gjys? 
  12. A.Pas caktimit të dënimit, vuajtjen na dërguan ta mbajmë në burgun e Idrizoës. Atje takuam shum veprimtar të çështjes kombëtare që u takonin organizatave të ndryshme por goditja ishte drejt një caku, drejt lirisë. Aty takuam Memet Gegën, Sejdi Kryeziun, XhaferShatrin,Qebir Hajdarin, Hasan Dërmakun, Rexhep Malën, Nijazi Korçën, Shpëtim Pollozhanin,Ajet Rukiçin, Xheladin Xheladinin etj. Thuhet se burgu i bashkon armiqët e jo më miqët. Pamvarsisht kushteve të vështira burgun arijtëm ta kthejm në një univerzitet të vogël ku tema kryesore e diskutimit ishte lufta për liri e popullit shqiptar.Bisedonim dhe përpilonim plane për vazhdimin e luftës pasi të dalim nga burgu. Kjo ndoshta për dike mund të jetë një iluzion, por për ne ishte një realitet, ne nuk e mendonim vdekjen  ne mendonim lirinë dhe luftën që duhet ta bëjmë për te. Vazhdimin e luftës edhe pas burgut po e ilustroj me një shembull të planifikuar në burgë dhe të realizuar jashtë burgut. Në vjeshtë të vitin 1976 më përfundonte dënimi. Në një bisedë me Rexhep Malën i them se në Maqedoni ka një rini të mrekullueshme por për fat të keq na mungon literatura me karakter kombëtar. Kështu që me Rexhepin e përpiluam një plan që kur të dal nga burgu të shkoj në Prishtinë dhe të mar material propagandues. Caktuam datën vendin dhe orën e saktë. Vendi, baraka e studentëve nr. 2, ora 19,00. Aty do ta takoj personin me kaçket në kokë, unë do ta rotulloj një zinxhir rreth gishtit, fjalkalimi- A ke shkrepsë duke e nxjerë pakon e cigareve nga xhepi, ta ndezim nga një Bozhur, jo më përgjigjet personi ta ndezim nga një Besë, duke u afrua per ta ndezur i them jam Shpëtimi, më përgjigjet jam BashkimiDhjetë metra në të djathtë, nuk njihemi dhe u largua. Dhjet metra në të djathtë gjeta një pako me libra dhe material tjera të cilat i pruna në Tetovë.N kohë të gjatë jan pëdorur si material propaganues, në Tetovë dhe në Malësin, një pjesë të tyre i kam edhe sot në banesë. 
  13. Z. Me saorganizatasimotra nga Kosova dhe diaspora kishte kontakte ,,Kushtrimi i Lirisë” dhe a pëcilleshin materiale propaganduese libra, gazeta, pamflete etj.nga jashtë mbrenda Maqeonisë? 
  14. A. ,,KushtrimiiLirisë” tashmë ishte një organizatë me karakter nacional nuk ishte me karakter lokal prandaj edhe materialet propaganduese depërtonin nga të gjitha drejtimet. 
  15. Z.Aktivitetipatriotik i ,,Kushtrimit të Lirisë” shkaktoi panik të madhë tek pushteti Maqedon me çka ata përdorën çdo lloj mënyre të maltretimit duke dale nga çdo kornizë etike e njerëzore duke u munduar ta eliminojnë çdo mundësi të veprimit të patriotëve të cilët kishin ngritur zërin për vetëdijsim të populates, për nxitjen e tyre për demonstrata kundër padrejtësive të mëdha që u bëheshin shqiptarëve në Maqedoni. A e ndjenit ju atë force tuajën si organizatë prej të cilës kishte kaq shum frikë pushteti Maqedon dhe cilat ishin teknikat më efikase që ju përdornit për të depërtuar e për të zgjuar ndërgjegjen e populates shqiptare nga e cila kishte aq shumë frigë pushteti maqedon? 
  16. A. Nga aktivitetii ,,Kushtrimit të Lirisë” nuk tmerohej vetëm pushteti Maqedon po tmerohej e tërë Jgoslavia. Egzistojn dokumente të shumta arkivore që e vërtetojn këte, egzistojnë argumente që vërtetojn aktivizimin e të gjitha mekanizmave të shërbimit sekret jugosllav për kapjen e anëtarëve të organizatës. Ka argumente që vërtetojn se edhe adhuruesit e organizatës ,,Kushtrimi i Lirisë” jan përcjellë deri në Slloveni, duke i hetuar me kë takohet, me kë bisedon, çka bisedon etj. Na e kuptuam dobësin e pushtetit jugosllav, e kuptuam se ajo frigohet shumë nga e vërteta, dhe na e përdornim të vërtetën kur sulmonim. E vërteta e jonë ishte dhe është e patjetërsuar çlirimi i tokës dhe të popullit shqiptar nga robëria sllave dhe bashkimi me Shqipërinë, pa llogaritur çmimin që duhet paguar për te. Kët e kishim si garant edhe nga populli, se e shifshim shpirtin liridashës të popullit, e ndjenim se populli nuk e duron më robërin dhe do të bëhet grusht e do ti këput prangat e robëris. 
  17. Z. Ngaperspektivae tanishme çka mund të na thoni lidhur me qëllimin e organizatës që përmes propagandës të demaskohej politika antishqiptare e Jugosllavisë. A jeni të kënaqur me rezulltatet që keni aritur në këtë drejtim? 
  18. A. Gjatë një bisede me kryetarin e një partie politike shqiptare, në kohëne të ashtuquajtur ndryshime demokratike kryetari më tha: ,,Elmaz qenjëzetepes vjet aktivitet çka bëtë asgjë”.Ky kryetar në një takim publik kishte thëne: ,,Të burgosurit politik nuk mundë të jenë anëtar të partis se janë me ide komuniste Sipas logjikës na ishim illegal dhe nuk posedonim ndonjë dokument që do ta vërtetonte bindjen tone ideologjike, pra ishim komunist me fjalë dhe si të tillë nuk mundemi të jemi anëtar të një partie demokratike në thojza. Lindë pyetja, kush mundë të jetë anëtar i kësaj partije? Logjikisht anëtar  kësajë partie mundë të jenë vetëm komunistët e dokumentuar. I drejtohem, zoti kryetar, nuk desha të ta them, por më detyron të ta them: Ate që e bëmë ne për njëzet e pesë vite Ti me klikën tënde partiake e shlyjte për njëzet e katër orë. Në atë kohë me sukses i kundërviheshim politikës shfarosëse të vllazrim bashkimit si pjellë e politikë Jugosllave. Sot kur pushteti maqedon po ngre shtet me baza sllave ne në vendë që ti kundërvihemi kësaj politike ne duhet të meremi me vedin e duhet ti kundërvihemi politikës degraduese të multikulturës të ushtruar nga politikanët shqiptarë, një sozi i vllazërim bashkimit jugosllav. Jemi të zhgënjyer, besoj nuk do të jemi për gjithmon. 

            Intervistoj, Rudina Zeqiri  

         Poroj- 25.01.2019 

About admin

x

Check Also

  Intervistë me Elmaz Ademin 

I nderuari zoti Ademi,  Jam studente e Gazetarisë dhe mediumeve në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe për temë të Masterit kam zgjedhur “Format specifike të komunikimit të organizatave patriotike shqiptare gjatë periudhës së monizmit jugosllav”.  Qëllimi kryesor i këtij hulumtimit është të nxirret në dritë fakti se krahas formave të ndryshme të veprimtarisë së fshehtë si bisedat në rrethe të besueshme, shpërndarja e mesazheve përmes trakteve dhe komunikatave, botimi dhe shpërndarja e gazetave ishte formë e domosdoshme e komunikimit. Shtypja dhe e shpërndarja e gazetave paraqitet si njëra nga format kryesore të përhapjes së ideve të këtyre organizatave që vepronin në klandestinitet të thellë.  E shoh shumë të rëndësishme të bëj intervistë me ju, sepse jeni nga njerëzit që kanë kaluar një gjysmë shekulli në organizimin e rezistencës për realizimin e aspiratave tona kombëtare. Nëse jeni dakord po ua nisë një numër të caktuar pyetjesh dhe pasi të më ktheni përgjigje do të formuloj pyetje të reja nëse e shoh të nevojshme për të hedhur dritë në ndonjë aspekt të temës që jam duke hulumtuar.         Rudina Zeqiri:  Zoti Ademi  në  Prill të vitit 1972 u themelua Organizata “ Kushtrimi i Lirisë” ku ju ishit një ndër anëtarët  e ...