Home / Opinion / Çfarë po fshehë PROKURORI SPECIAL?

Çfarë po fshehë PROKURORI SPECIAL?

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka shkruar:
„Dy jav me heret ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren aty ku e vran Astrit Deharin bejne fshehurazi rikonstruimin e vendit te ngjarjes pa prezenc te Avokatit te familjes Dehari.
Ne nuk dijm qka ka bere Prokuroria dhe te tjerert ne qelin A3 , ku e mbajten 78 dit Astritin pa e marr ne pytje asnji her zyrtarisht.!?“
Pra, prokurori special bashkë me policinë, pa pranimë e avokatit dhe pa praninë e ekspertëve zviceranë nga Universiteti i Lozanës së Zvicrës që në raportin e tyre shkencor kanë konstatuar vrasjen e Astritit në burgun e Prizerenit, kanë bërë rekonstruimin e rastit dhe të vendit të ngjarjes!?!
Dhe, tani, pasi i kanë fshirë e zhdukur edhe ato pak prova, gjurmë e dëshmi të mbetura, e ftojnë avokatin e familjes për të diskutuar me ekspertët!!!
Ky veprim i prokurorisë dhe i policisë është fshehje klasike e provave dhe dëshmive të krimit, vrasjes!
Nuk ka fshehje të krimit – vrasjes!
Prokuror, kryeje punën sipas ligjit dhe mos u solidarizo me vrasësit!
Nuk ka fshehje të krimit – vrasjes!
Kriminelët në burg!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...