PSE MERCENARËT TË MBETEN EDHE MË TEJ NË PUSHTET?!
Deputetëve dhe drejtuesve të partive politike që i kanë miratuar marrëveshjet për çështje të kufirit me shtetet fqinje në dëm të Kosovës, që u falën territore Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë për çështje të territoreve (edhe brenda shtetit të Kosovës, si e ashtuquajtura “zajednicë serbe), duhet t’u merret e drejta e ushtrimit të funksioneve publike dhe qëndrimi i mëtejshëm në pushtet, në çfarëdo niveli!
Edhe në Republikën e Shqipërisë, kështu duhet të veprohet ndaj aktorëve të marrëveshjeve të fshehta dhe pazareve me Greqinë, si lejimi i komplekseve të varrezave të paqena greke, marrëveshja për hapësirën detare dhe mbyllja sy ndaj pretendimeve territoriale greke në jug të Shqipërisë.
Ngjashëm edhe në Maqedoninë Veriore, ky qëndrim duhet të vlejë ndaj aktorëve të krimeve mbi popullin shqiptar, të delegjitimuar nga pronësia e shtetit, si popull i degraduar në pakicë kombëtare, madje si qytetarë pa identitet, prej 20%, pavarësisht nga niveli i pjesëmarrjes fiktive të tyre në pushtetin aktual.
Bota e qytetëruar dhe qarqet shkencore e diplomatike ndërkombëtare dinë ta bëjnë dallimin mes identitetit historik (etnik) dhe identitetit territorial (shtetëror) të popujve.
Vetëm kështu faktori ndërkombëtarë mund ta kuptojë seriozisht dhe ta ndryshojë qëndrimin ndaj shqiptarëve dhe çështjes sonë kombëtare të pazgjidhur.
(17.X.2020)

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...