Home / Lajme / *Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve

*Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve

*Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufitë e vendit tonë brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufitë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mundin të marrin një pëllëmbë tokë të vendit tonë, grekët duhet të vënë në lëvizje të tjera mekanizma pëveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufitë e tij dhe toka e tij.*

Fragment nga fjalimi i Enver Hoxhës në Konferencën e Parisit në 1946.

,,,

Pse më duhet sot një Enver? Sepse erdhi Lajçaku në Prishtinë dhe iu tha qyqeve shqiptare se Kosova në secilën marrëveshje me Serbinë duhet të bëjë kompromise dhe qyqet shqiptare nuk e kundërshtuan fare.

KJO QUHET TRADHTI dhe bartësit e saj quhen TRADHTARË!!!

Të njëjtat QYQE ishin edhe në Washington prej nga sollën me vete një marrëveshje që Kosovën e kthen në fole të qyqeve shqiptare.

Kur i sheh njeriu normal këto lëvizje politike, nuk duhen shumë mend për të ardhë në përfundim se Kosova do të bëhet një shtet i shtanguar të cilin vetëm Serbia do të mundë ta lëvizë. përmes “indeve nervore” të quajtuara “komuna serbe”. Pjesa e mbetur, nga Presheva, përmes Drenicës e një rripi tokësor nëpër Dukagjin, do të ketë mundësi t´i bashkohet Shqipërisë, por në vete do t´i ketë “antenat frekuentive”, kisha e manastire, të cilat do të jetojnë krejt serbisht.

E vetmja shpresë e neve që kemi dëshirë të jetojmë me dinjitet, është ardhja e Biden-it në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbase do të ketë mundësi të kthej diçka mbrapa!?

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...