Home / Opinion / SHERADIN BERISHA: KOSOVA – SHTETI I LIDERIT!

SHERADIN BERISHA: KOSOVA – SHTETI I LIDERIT!

Pashtriku, 16 tetor 2020: “Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin: ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, – kështu ka deklaruar më 15 tetor ish – kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar, lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, në vitin 2013 kur Hashim Thaçi ishte kryeministër!
Personalisht vazhdimisht kam shkruar lidhur me kapjen e institucioneve të shtetit nga lidershipi i partive politike që u ricikluan për 20 vjet rresht në pushtet!
Në vijim ua rikujtojë harrestarëve, një analizë të dhjetorit 2019!
SHTETI I LIDERIT!
Nga Sheradin Berisha
1. Në Kosovë për 20 vjet rresht pas luftës, autoriteti suprem i partive politike ishte dhe mbetet Lideri! Janë pikërisht ata ‘liderë’ të cilët me përfundimin e luftës grabitën qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane e dollarë amerikanë nga fondi i 3%’it dhe fondi “Vendlindja Thërret”. Janë ata të njejtit që i shtuan pasuritë e tyre në saje të kontrabandës me derivate të naftës, me pompa të benzinës, me narkotikë, me cigare, pastaj me lojrat e fatit, me bixhozin etj.
2. Në këtë mënyrë u krijuan dhe u zhvilluan partitë lideriste me anëtarësi klienteliste! Këto parti (LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, Lista Ibrahim Rugova, Lista Serbe, etj), ushtrimin e pushteteve (legjislativin dhe ekzekutivin) e ndërtuan mbi bazën e legjislacionit që buron nga Kushtetuta e Ahtisarit. Dhe duke i patur nën kontrollë të gjitha bordet, agjencitë publike, administratën shtetërore etj., raportet liderë – klientelë u ndërtuan në mënyrë piramidale, si kompani biznesi për punësim e abuzim me paranë publike!
3. Kjo klasë lideriste gjatë ushtrimit të pushtetit (në bashkëqeverisje) në kuadër të sistemit kanë ndërtuar struktura mbrojtëse!
– Kanë ndërtuar:
A. Struktura brenda bordeve dhe agjensive publike të tenderimit për PASURIM;
B. Struktura brenda AKI-s për mos HETIM;
C. Struktura brenda policisë për SIGURIM;
D. Struktura brenda prokurorisë për mos AKUZIM;
E. Struktura brenda gjyqësisë për mos DENIM!
Dhe në këtë mënyrë përmes pushtetit ata Kosovën e shndërruan në shtet të liderit!
4. Prandaj për ta ndalur këtë abuzim të tmerrshëm, Kosovën “sui generis” të Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!
Dhe pa humbur kohë Qeveria e Re duhet ta bëjë:
A. ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit;
B. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet;
C. reformë në administratë dhe agjensitë publike;
D. reformë në gjyqësi;
E. reformë në prokurori;
F. reformë në polici;
G. reformë në AKI.
5. Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, nuk do të kemi asnjë institucion funksional! Përkundrazi do të jenë pushtete lideriste – abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i kemi pasur për 20 vjet rresht!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...