Home / Opinion / SANXHAKU & ÇAMERIA KRAHASUAR ME “ZAJEDNICA”

SANXHAKU & ÇAMERIA KRAHASUAR ME “ZAJEDNICA”

Musa Krasniqi
15 tetorë 2020
Pushtetarët shqiptarë as Sanxhakun as Çamerinë, kurr si kanë ngritur si çeshtje kombëtare që kërkojnë zgjidhje. Edhe Sanxhaku edhe Çameria ishin me popullsi shekullore autoktone shqiptare.
Populli shqiptarë i Sanxhakut e Çamerisë u masakrua e dëbua me metodat më çnjërëzore fashiste të pa kapshme për mendjën normale të njëriut. Shqiptarët e pakt të mbetur atje shumica janë asimiluar.
Armiqt i fituan këto treva jo me luftë (ushtar me ushtar) por me MASAKRA në popullin e pambrojtur. Ky është fakt i madh dhe do të duhej të ishte bazë e fortë për pushtetarët shqiptarë në diplomacinë e politikës së jashtme që të bënin/bëjnë diçka.
“Zajednica” brënda në Kosovë ka sërb KOLONIST të cillët Sërbia i ka sjellë për qellime politike kohë pas kohe gjatë historisë. Sa e madhe është bërë çeshtja e “zajednicës”- është bërë çeshtje evropiane e botërore. Në fakt është një çeshtje tepër e vockël në krahasim me çeshtjët e mëdha të Sanxhakut e Çamerisë.
Me kolonist – me çeshtje kaq të vockël Sërbia po punon me dinakeri e me të paverteta si gjithmonë për interesat e veta gjithnjë pushtuese. Sërbia agresore – fashiste ndaj shqiptarëve, ka arritur t’i anashkaloj edhe masakrat dhe të pagjeturit e masakruar shqiptarë e të bëhët në paqë e privilegjuar në sytë e botës, në krahasim me Kosovën falë pazotësisë e mediokritetit të pushtetarëve tanë. Pra agresori – masakruesi është bërë i privilegjuar e viktima e poshtëruar e si rezultat Kosova po denohët e Serbia po shpërblehët nga ndërkombëtarët.
Si është e mundur që u nënshkrua “zajednica”? Si është e mundur që të bëhët “zajednica” çeshtje më e madhe se sa masakrat gjenocidale sërbe ndaj popullit shqiptarë civil të pambrojtur në luftën e fundit në Kosovë ?
Kjo është papërgjegjësi e rëndë e pushtetarëve tanë të pasluftës. U shkel me dy këmbët mbi idealin e dëshmorëve e martirëve të kombit.  Çdo njëri/politikan normal me shpirtë popullorë do të reflektonte për leshimet e paimagjinueshme që i janë bërë Serbisë.
Do të duhëj të kishim zgjuarsi e strategji që të mbahej vazhdimisht e prekur ndërgjegjëja e ndërkombëtarëve se ne ishim të masakruarit e Sërbia ishte masakruesja jo vetem nē dhjetëvjetëshin e fundit shekullit të kaluar por se kështu ishte në mbi 100 vjet. Ketu do të duhëj të ishte edhe ndihma e shtetit amë – jo thjeshtë ndihmë por e ka për obligim.
Dihet që nuk është dhe nuk do të ishte punë e lehtë por do të kishte gjasa që ndërkombëtarët të binden se “zajednica” është një grusht kolonësh sërb të privilegjuar dhe se pesha e sajë është asgjë fare në krahasim me Sanxhakun e shprazur përmes holokaustit sërb mbi shqiptarët dhe holokaustit sërb në Kosovë në mbi 100 vjet.
Greqia në anen tjetër ka arritur ti mbajë në harresë masakrat e përndjekjet e çameve nga Çameria. Ajo nuk mjaftohët vetem me kaq. Ajo synon përmes politikës zyrtare e fetare të n’a e greqizoj edhe Shqipërinë Jugore dhe të n’a merr pjesë nga deti jugorë.
Politikanët në Shqipëri, pozitë – opozitë janë të neveritshem skajshmerisht të papërgjegjëshem. Shumë nga ata në perendim i llogarisin si njërëz jo normal. Ata jo vetem qe se parandalojnë greqizimin e Shqipërisë Jugore por është bindja që atyre asgje kombëtare s’ju intereson. Terë punën qe e bëjnë opozita e pozita në Shqipëri hargjohët në riciklimin e njëra tjetrës. Ka gjasë që ata as gjeografikisht nuk e dinë ku është Sanxhaku ndersa Çamerinë e kanë shlyer fare nga mëndja.
Që nga viti 1990 në Shqipëri bëhët politikë e çmendur sa qe jo rrallë shtetin amë e kemi patur buzë greminës.
Shtetin e kanë shëndrruar në shtet pa ekonomi e pa ushtri. Nuk mjafton qe Shqipëria është në NATO. Me ardhë puna jetë a vdekje duhët të mbrohët vet dhe të mendoj edhe për mbrojtjen e pjesës së kombit jasht kufive. Edhe Kroacia ka hyrë në NATO por ajo nuk po “flenë”.
Pa ekonomi të zhvilluar s’ka as ushtri të fortë.
Popullit shqiptarë në Gadishullin Ilirik po i vinë në pushtet politikan “qingja” e dorëlirë për armiqt, grykësa për popullin, të “trashë” për ekonomi të shtetit e “intelegjent” për ekonomitë e veta familjare.
Siç duket ne si popull jemi të denuar nga Zoti që t’na sjellë kesi pushtetarë për të falur/humbur nga trungu i kombit e trojet tona herë nga pak e herë nga shumë deri në shfarosje.
Paramendoni Serbinë e Greqinë në pozitën e Shqipërisë se çka do të ishin në gjëndje të bënin duke u bazuar në të vertetat që kemi.
P.S.
Me SANXHAK në këtë shkrim nënkuptoj teritorin nga Sanxhaku n’mes Malit të Zi e Sërbisë deri të Molla e Kuqe n’veri e n’jug deri në Preshevë.
Musa Krasniqi
15 tetorë 2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...