Home / Të ndryshme / PORSI NJË SHQIPONJË E LIRË

PORSI NJË SHQIPONJË E LIRË

Çohuni burra të marrim vendim,
Të gjithë me një zë e një qëndrim,
Sepse nuk jetohet gjithnjë në errësir,
shekuj të robëruar e të lidhur në zingjir.
Mos të jetojmë të turpëruar,
ta lëm atdheun të copëtuar,
pa dinjitet e çdo gjë të rrënuar,
nga të gjithë fqinjët të pushtuar.
Lirin tonë ne sot ta kërkojmë,
Qoftë me hir a me pahir,
Sepse duam të jetojmë,
Porsi një shqiponjë të lirë.
Zgjohuni vëllezër, çfardo që të ngjasë,
nga rruga e bashkimit mos të kthehemi pas,
Se është rrugë e drejtë, e bekuar prej zotit,
ti dalim zotë atdheut, si pasardhës të Kastriotit
Mblidhuni o burra, o ju atdhetar,
Sot nga çdo shtëpi, një luftëtar,
Ti çlirojmë viset të gjitha me radhë,
E të bëjmë bashkimin kombëtar.
————————————————-
Zoti e bekoftë bashkimin kombëtar
Genc Sefa – Lushnja 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...