Home / Histori / HISTORIA E LASHTË E ILIRIKUT FLET VETËM SHQIP

HISTORIA E LASHTË E ILIRIKUT FLET VETËM SHQIP

Pse nuk e vranë mendjen studiuesit shqiptarë, si ndodhi që themelet e “shtetit” serb (Rasa-Rashka), kishat dhe manastiret më të hershëm, ato që bota sllave i konsideron djep të kulturës, shkrim-leximit dhe besimit fetar të tyre, të gjitha të ndodhen në vendbanimet shqiptare, aty ku asnjëherë serbët, bullgarët apo maqedonsit e sllavizuar, nuk kanë qenë banorë shumicë, nga Mesjeta deri në ditën e sotme (para shek.X as që janë përmendur), që nga Ohri deri në Nish, si Manastiri i Leshkës (Tetovë), i Shën Naumit (Ohri), i Shën Bigorit (Mbigur, Dibër), i Nerezit (Shkup), i Deçanit, i Graçanicës, deri në Rrasë (Rashkë), Nish e më përtej?!
Si paska mundur të lindë dhe ngrihet “shteti i parë serb” dhe qytetërimi sllav (serb) në zemër të Dardanisë shqiptare, si dhe djep i kulturës, shkrimit dhe ortodoksisë sllave të konsiderohet qyteti i Ohrit, kryeqyteti i Mbretërisë së Dardanisë, së paku nga shek. IV para erës sonë? A pak hapësirë patën fiset dhe popujt sllavë në vendbanimet e tyre të lashta, të shtrira në dy kontinente (Evropën Lindore dhe Azi) të krijonin djepin e tyre të kulturës, arsimimit dhe qytetërimit, ku asnjë gjurmë shkrim-leximi sllav apo besimi “pravosllav”, nuk është dëshmuar para kontaktit të fiseve sllave me popullsinë autoktone në Gadishullin Ilirik?! Si ndodhi që asnjë monument kulturor-historik e fetar i lashtë, asnjë varr shenjtori “sllav” të mos ndodhet në Moskë, Beograd apo Sofje, por të gjithë në trojet ilire-dardane-shqiptare?!
(15.X.2020)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...