Home / Lajme / Detaje të reja, ja kush e rekrutoi Hashim Thaçin në DGSE, përmenden Baton Haxhiu dhe Ganiu

Detaje të reja, ja kush e rekrutoi Hashim Thaçin në DGSE, përmenden Baton Haxhiu dhe Ganiu

15 TETOR 2020

Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Ka vite të tëra që për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, rëndojnë akuza se ishte bashkëpunëtor i DGSE-së franceze.

Ndër personat që e ka akuzuar Thaçin më së shumti për këtë çështje është ish eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari ka folur edhe njëherë për Ivica Stanishiqin, Baton Haxhiun, Gani Thaçin, presidentin Hashim Thaçi dhe Denjar Arnaudin e shërbimit sekret francez DGSE.

Ai thotë se Ivica Stanishiqi ishte shef i Baton Haxhiut dhe Gani Thaçit.

Ai tregon për takimin e Stanishiqit me Denjar Arnaudin i cili kërkoi nga ky i fundit që të rekruton Hashim Thaçin në Zvicër.

“Ivica Stanishiqi (shefi i Baton Haxhiut dhe Gani Thaçit) në maj të 1995-96 kryeshefi i UDB-së Serbe kishte takuar Denjar Arnaudin shërbimi sekret Francez DGSE që e njofke nga koha kur agjenti Francez Arnaud kishte punuar në ambasadën Franceze në Sarajevë gjatë luftës, ku Franca dhe vet si dhëndër serb edhe kishte ndihmuar serbët e Bosnjës kundër të tjerëve. Kryeshefi i UDB kishte sugjeruar agjentin Francez ta rekrutonte në Zvicër me çdo kusht një azilant nga Drenica (Hashim Thaçin) i cili do të bëhet shumë shpejt kryesori i kryengritjes Shqiptare në Kosovë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, rekrutimin e Hashim Thaçit në shërbimin sekret Francez DGSE e kishte aranzhuar direkt UDB Serbe.

“Kjo kishte ndodhur për arsye se njeri nga vëllezërit e Thaçit ishte shumë vite bashkëpunëtor operator shembull i UDB dhe familjarisht ishin të besuar dhe besnik tradicional breza pas brezave ndaj pushteteve Serbe. Dhe kur kthehem te përçarjet, vjedhjen e fondeve të luftës dhe të vrasjet e heronjve tanë si vrasja e Ademit, Zahirit, Hoxhes, Ilirit, Ahmetit, Mujes, Samis, Ises, Salihut, Agimit, Femhis, Hyzris, Abejes, Bedris dhe vrasja e shumë komandantëve të luftës e të politikanëve atdhetar tanë pas luftës e kujton edhe i verbëri se nuk ka këtu RASTËSI asgjë”, thotë ai.

“Por edhe duke par plaçkitjet, tradhtitë, dëmet e konspiracionet që i bëri vendit ton popullit tonë dhe shtetit tonë që 23-24 vite presidenti Hashim Thaçi dhe duke par sot ‘politiken’ ndihmën e hapur pro-Serbisë nuk është vështirë me ditë se për kanë punon edhe sot presidenti i ”jonë i dashur” i cili flet shqip por me zemër punon dhe vepron e ëndrrat i shef vetëm serbisht”, përfundon ai.

/ Mar nga Bota sot/

 

 

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...