Home / Histori / GJENETIKA E VETËSHKATËRRIMIT NDËR POPUJT E LASHTË

GJENETIKA E VETËSHKATËRRIMIT NDËR POPUJT E LASHTË

Shkenca ende nuk ka dhënë shpjegime të mjaftueshme, pse mbi territoret e njëjta të Ilirisë së lashtë u ngritën perandoritë e mëvonshme, më të mëdha të kohës, sidomos Perandoria e Romës Lindore dhe Perandoria Osmane, të cilat së bashku kanë pasur jetëgjatësi afër një mijë gjashtëqind e pesëdhjetë vjet mbi territoret e lashta ilire-dardane, arbërore-shqiptare (1129+512).
Nga fakti se, me ndihmën e banorëve vendës ilirë (shqiptarë) u ngritën fillimisht këto perandori, pastaj u dominuan nga popuj të tjerë, të vërshuar në këto territore nga të katër anët e botës, mund ta gjejmë më lehtë shpjegimin edhe për problemet aktuale për mbijetesën e sundimeve të huaja mbi shqiptarët, përmes ideologjive politike dhe fetare, sidomos të komunizmit, edhe pas tri dekadave nga rënia e ish-regjimeve komuniste në ish-bllokun socialist të shteteve, satelite të Rusisë, si dhe prirja (gjenetika e vetëshkatërrimit) për t’u shërbyer interesave të huaja.
Pasi të studiohet siç duhet kjo rrjedhë historike, e vazhdimësisë, e mbijetesës dhe fatit të popullit shqiptar, do të del si domosdoshmëri rizgjimi kombëtar ndryshe i shqiptarëve dhe nevoja për një revolucion shpirtëror, fillimisht me rishkrimin (ndryshe) e historisë reale, për ta siguruar mbijetesën në të ardhmen, përballë sfidave të sotme të globalizmit dhe tendencave për asimilimin e popujve të vegjël nga fuqitë e mëdha të botës, në luftë të përhershme për dominim mes tyre.
(14.X.2020)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...