
Duda Balje publikon emailin me të cilin Selmanaj refuzoi të raportonte për të zhdukurit
Një përplasje në distancë ka ndodhur mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj dhe kryetares së Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Duda Balje.
Deputetja Balje, përmes rrjetit social “Facebook”, i është kundërpërgjigjur Selmanajt i cili gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se ajo nuk e ka kuptuar emailin që e kishte dërguar në lidhje me refuzimin e tij për të raportuar në komisionin parlamentar për të zhdukurit, duke aluduar se deputetja boshnjake nuk e njeh gjuhën shqipe mirë.
Balje në reagimin e saj ia ka kujtuar zëvendëskryeministrit se nuk është puna e tij për ta vlerësuar atë se sa e njeh gjuhën shqipe.
“Zv.kryeministër Selmanaj sa e njoh unë gjuhen shqipe dhe sa e flas nuk duhet të jetë çeshtje e fjalimit tuaj në foltore të Kuvendit. Jam përkushtuar shumë që ta mësoj dhe ta flas gjuhen shqipe”,ka shkruar Balje në reagimin e saj ku edhe ka publikuar emailin e dërguar nga Selmanaj./Zëri
/Marë nga Zëri/