Home / Opinion / Nëntoka e PDK-së e kontrollon të gjithë skenën politike të Kosovës për ta luftuar LVV-në

Nëntoka e PDK-së e kontrollon të gjithë skenën politike të Kosovës për ta luftuar LVV-në

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Mos të harrojmë se PDK në shumë parti tjera i ka njerëzit e vetë që punojnë për interesin e PDK-së, dhe dëshmia më e mirë ishte kur u rrëzua Qeveria Kurti, e që të gjitha partitë tjera u bënë bashkë dhe ia arritën qëllimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, edhe që vetë LDK ishte në koalicion të përbashkët me LVV-në, por këtu u pa se kur ti jep i forti urdhrat duhen të kryhen ato, gjë që me këto veprim po nënkuptohet se të gjitha partitë tjera politike po i frikësohen LVV-së, bile edhe me disa montime në të kaluarën u munduan që ta shpallin LVV-në si parti terroriste si në rastin e plagosjes së Azem Vllasit, e që ti ndalohet puna e veprimtarisë së kësaj partie. Prandaj partitë e Kosovës në përgjithësi tani janë nën komandën e PDK-së dhe do të bëjnë çmos edhe në të ardhmen që të mbeten po nën atë komandë, vetëm që LVV-së mos ti lejohet për të ardhur në pushtet nga droja e zbulimit të shumë të këqijave që i kanë bërë këtij vendi qysh nga paslufta e deri më tani.

-Jemi duke jetuar në një kohë me plot befasi politike, dhe siç po shihet tani, 20 vjet e pas luftës, më e shkathtë si parti politike u tregua PDK-ja. Kjo parti politike me veprimet e saja arriti që ti fus njerëzit e saj më të devotshëm në ato parti nga të cilat i vinte rreziku, që ta luajnë rrolin destruktiv, shkatërrimtar në partitë në të cilat u deleguan, kinse për të bërë karrierë politike, dhe për një kohë arritën ta marrin besimin brenda partisë të cilës iu kanë bashkangjitur, deri sa ta marrin urdhra tjera për të vepruar, e kur të shihet rreziku, dhe pastaj të ndahen nga ajo parti ku kanë qëndruar një kohë të konsiderueshme duke formuar parti tjetër. I tillë ishte veprimi si në rastin e partisë së PSD-s nga Shpend Ahmeti sepse edhe për këtë të kaluar ka pasur fakte, sepse shpeshherë është kapur në ahenxhe të ndryshme në jahtat e Devollve, ku kanë përjetua kënaqësitë e tyre e besa kënaqësitë e marramendëse edhe të pasurimit të tyre. Prandaj tani po zbulohen të gjitha në fund të këtij mandatit sepse më nuk ekzistojnë më “maskat”.

Po zbulohen lidhjet e ngushta madje me bazë të Shpend Ahmetit me PDK-në. Anëtari i kryesisë së LVV- s Avni Zogiani e zbulon qartë dhe me fakte këtë lidhje duke dekonspiruar aksionet simbolike të PDK- s kundër korrupsionit në Prishtineë ku Rinia e PDK-së bënë aksione për korrupsionin në Prishtine, e nuk e përmend pushtetin komunal sepse ai drejtohet nga Shpend Ahmeti, e në këtë rast është pikërisht Drejtori i Shpend Ahmetit për Parking Prishtina personi i marr nga lista e PDK-së! Prandaj ky fakt tregon mjaftueshëm edhe arsyen pse PDK i dha votat Shpend Ahmetit për kryetar të Prishtinës dhe ja mundësoi zgjedhjen në këtë pozitë.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...