Home / Lajme / Mjekë, inxhinerë, mësimdhënës dhe studentë iu bashkuan sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

Mjekë, inxhinerë, mësimdhënës dhe studentë iu bashkuan sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

 Ardhja e tyre do jetë vlerë e shtuar për Lëvizjen, e cila po zgjerohet dhe fuqizohet si asnjëherë më parë. Fillimisht mirëseardhje iu uroi kryesuesi i asamblistëve Alban Krasniqi i cili prezantoi shkurtimisht biografinë dhe përvojën e secilit prej të sapo anëtarësuarve.

Bashkangjitja e profesionistëve të fushave të ndryshme, sidomos në këtë fazë të zgjedhjeve të brendshme dhe në prag të zgjedhjeve përgjithshme e pastaj edhe atyre lokale në vitin e ardhshëm, ka peshë të posaçme.
Anëtarët e rinj që u anëtarësuan janë:
1. Dr. Abaz Morina – Specialist i Gjinekologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë
2. Dr. Fejzë Hoti – Specialist i Gastroenterologjisë në QKUK
3. Dr. Denis Bibaj – Stomatolog
4. Zade Zogaj – Master e Biologjisë, mësimdhënëse dhe aktiviste e shoqërisë civile
5. Gazmend Hoti – Mësimdhënës i Kimisë dhe Biologjisë
6. Drilon Januzaj – Inxhinier i Shkencave Kompjuterike, Master i Inxhinierisë në Universitetin Kaiserslautern, Inxhinier i zhvillimit softuerik në kompaninë e njohur gjermane Robert Bosch.
7. Qëndresa Zogaj – Absolvente në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.
8. Flamur Krasniqi – Absolvent i Shkencave Kompjuterike
9. Hamëz Shala – Absolvent në Fakultetin Juridik

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...