Home / Opinion / 28 dhe 29 Nentori po afron.  

28 dhe 29 Nentori po afron.  

Se kildebilledet

Shkruar nga  Luan Baci 

USA 10 Tetor 2020 

 

     28 dhe 29 Nentori po afron. Dy data te lavdishme te historise KOMBETARE, te KOMBIT ME TE LASHTE DHE TE LAVDISHEM SHQIPTAR NE EUROPEN e ngaterruar me shume diplomaci e pabesi ndaj atij kombi qe meriton respekt dhe mbeshtetje e bashkepunim. 

 

     Ne keto dy data te lavdishme, ka vendin e tij, te pamohueshem dhe legjendar, biri i madh i kombit shqiptar ENVER HOXHA, qe beri epoke. 

 

     Nihilistet hedhin perdite balte, per tu bere te dashur dhe te pranueshem per kapitalin. KETYRE NIHILISTEVE, U THEM: ” MOS U TREMBNI, NUK KERKON KUSH T’I KTHEHENI KOMUNIZMIT DHE SOCIALIZMIT, por historia e Enver Hoxhes, eshte histori qe kombi duhet te krenohet. Me shume se gjysma e botes besoj ne teorine dhe praktiken per te cilen jetoj, punoj dhe mbrojti burri i lavdishem i KOMBIT SHQIPTAR ENVER HOXHA. 

 

     Enveri “ishte dictator, ka vrare shqiptare”, nuk pushojne tash e me shume se 30 vjet ne “demokraci”, “demokratet”, ish komuniste, ish balliste dhe ish legaliste, ne unitet me njeri tjetrin, ne misionin e tyre per ta vjele pasurine qe krijoj populli shqiptar per gati 50 vjet,  nen udheheqjen e Enver Hoxhes. Enveri vrau armiq te popullit, por fatkeqesisht me barin e thate, dhe padrejtesisht, ka shkuar dhe ca nga “bari i njome”, dhe kjo per arsyen e vetme dhe te sakte, se ai burre nuk mund ti gjente te gjitha hijenat qe rrinin te strukura nen ambrellen e tij,  te cilet nen emerin e tij dhe gjoja te mbrojtjes se teorise dhe praktikes se tij socialiste, kalonin ne ekstremizma. Keto hijena, qe  dolen ne siperfaqe ne demutokraci, shkaktuan deme te pallogaritshme ideologjike, politike, ekonomike, dhe mbi te gjitha ne drejtimin e ruajtjes se unitetit te popullit. 

 

     Tani qe shqiptaret shikojne se si hijenat, ujqerit dhe cakallet, u leshuan dhe grabiten djersen dhe gjakun e popullit, tani qe keto mostra kriminale me pushtet politik dhe ekonomik absolut, varferuan dhe shiten gjithcka kombetare, deri dhe nentoken e mbitoken, deri edhe territorin e atdheut, kur keta “demokrate” nuk kursen per pushtetin e tyre qindra mijera jete njerezish, shqiptare te pafajshem, duhet thene, se ata qe humbjen jeten nen “diktatorin” Enver Hoxha, ishin ne nje numer tejet te vogel krahasuar me periudhen “e arte” te demokracise. Edhe nje jete njeriu e humbur padrehtesisht eshte me shume se shume dhe kete askush nuk e deshiron te ndodhe, pamvaresisht sistemit ekonomik dhe politik. Kete situate e deshirojne vetem antishqiptaret, armiqte e popullit shqiptar. 

 

     Nje gje eshte e sigurte, se periudhat e kaluara, duhen shikuar dhe vleresuar ne kompleksin e tyre historik kombetar dhe nderkombetar, dhe asnjehere nuk duhet lejuar te mohohen dhe denigrohen e baltosen, po ashtu figurat politike kryesore dhe jo kryesore qe kane levizur shoqerine ne ato periudha. 

 

     Sot kombi shqiptar nuk ka aspak interes te mohoje hiastorine e tij per ti pelqyer fqinjeve apo kapitalit. Ka popuj qe bejne “historike” ngjarje fare te thjeshta, per te ndertuar historine e tyre te pa histori, ndersa ne shqiptareve, qe kemi nje histori vertete te lavdishme, te shkruar me mund, gjak dhe me sakrifica te panumerta, ne vite, dekada dhe shekuj, po na dalin disa gazetaruca dhe “historianet” e rinje, bashkekohore, te paguar nga dreqi dhe i biri, per te na lene pa histori, pa krenari dhe pa komb, dhe ne fund te fundit per te na eleminuar si komb. 

 

     Ne shqiptareve, na duhet te ndertojme shtetin tone te perbashket, pa u mbeshtetur ne asnje ideologji, te majte apo te djathte, pa mohuar aspak te kaluaren tone, me te mirat dhe te keqiat qe mund te jene ne te. Ne e kaluara duhet te na sherbeje per te gjetur pikat e perbashketa per bashkim, dhe duke ja lene vleresimin historise per ato pika qe na ndajne. Eshte koha me shume se kurre ti vihemi ne krah te njeri tjetrit dhe jo ti kthejme shpinen njeri tjetrit, gje per te cilen punojne shume armiqte tane, cdo dite me percarje fetare, krahinore, gjuhesore, dialekti, apo edhe ideologjike. “IDEOLOGJIA” JONE DUHET TE JETE VETEM BASHKIMI KOMBETAR DHE NDERTIMI I NJE SHTETI LIGJOR KU TE GJITHE TE JENE TE BARABARTE DHE NJETE TE PERGJEGJSHEM PARA LIGJIT DHE ASKUSH, KUSHDO QOFTE MBI LIGJIN. 

 

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...