Home / Opinion / Mirnjohje e respekt për të gjithë ata

Mirnjohje e respekt për të gjithë ata

REAGIM
atdhetar/e, për përpjekjet e tyre në ngritjen e këtij memoriali, në nderim të 217 Hormovitëve të masakruar barbarisht nga bandat shoviniste greke.
Por fatkeqesishtë këta atdhetar po pengohen nga organet e shtetit të kapur shqiptar,
dhe nga kryetari i Bashkisë Tepelen,
zotit Tërmet Peçi!
Është vërtet për të ardhur keq për gjendjen dhe vasalitetin në të cilin e kan katandisur atdheun tonë politikanët e zgjedhur nga populli, por në shërbim të Janullatosit e Greqisë e dreqit e të birit!
Mbledhin eshtrat e të parëve tanë, e mbushin atdheun me varreza “greke” të paqëna.
E mbushin atdheun me buste e memoriale
të atyre që atdheut tonë i kanë vënë zjarrin,
e na kanë masakruar!
Por nuk lejojnë të ngrihen apo të restaurohen munumentet që kujtojnë masakrat e genocidin shovinist grek mbi popullatën e pafajshme shqiptare, konkretishtë të Hormovës e kudo ku kan ndodhur këto tragjedi!
Politika shqiptare në këto 30 vjet na ka katandisur në pakic kombëtare pa të drejta në vendin tonë.
Nuk po e dim a jetojmë në Shqipëri e me ligjet e shtetit tonë, apo jemi nën protektoratin e greqis shoviniste.
Si shqiptar e qytetar i vendit tim, i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Tepelen mos të tentoj të pengoj punimet, e të mos luaj me ndjenjat tona kombëtare.
I bëjmë thirrje gjithë popullit shqiptar të mbrojë dinjitetin kombëtar.
Zoti e bekoftë Shqipërinë. 🇦🇱🇦🇱
Lavdi dëshmorëve e martirëve të atdheut🇦🇱🇦🇱

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...