Home / Opinion / Nëse ai që fyen është i pranishëm vazhdimisht në studio televizive, duke iu dhënë hapësira e pameritume e “formimit të opinionit publik”, duhet ta dijmë e kuptojmë se “opnion publik” destruktiv dhe joetik nuk “formon” fyesi, por ai që i lë hapësirë shprehjeje fyerjeve të tij.

Nëse ai që fyen është i pranishëm vazhdimisht në studio televizive, duke iu dhënë hapësira e pameritume e “formimit të opinionit publik”, duhet ta dijmë e kuptojmë se “opnion publik” destruktiv dhe joetik nuk “formon” fyesi, por ai që i lë hapësirë shprehjeje fyerjeve të tij.

Televizionet tona janë duke e kontaminuar atmosferën tonë grindavece në Kosovë, përmes “fyersve profesionist”?!
Të gjithë dëgjuam “për përplasjen e ashpër ndërmjet të Milaim Zekës dhe Tomë Gashit”. Dhe të gjithë ata që kishin mundësi ta vërenin “debatin” e vërejtën se si gjithcka nisi në një bisedë të lirë, thuase këmbeheshin mendime në një odë të humbur fshati. Flitej sikur të mos kishte kamera që i incizonin bisedat. Fjalët ishin fillimisht të rënda edhe nga avokati Tomë Gashi, që u shpreh në mënyrën që s’ishm mësuar ta dëgjonim të fliste.
Përgjat kësaj bisede, befasisht u shfaq nga Suedia Mialim Zeka që menjëherë filloi me fyerjet e veta të njohura. Në këtë rast ndaj avokatit Tomë Gashit. Mirëpo “dueli i gladiatorëve” nuk zgjati shumë, pasi avokati Gashi e lëshoj debatin, mbase duke dashur të tregonte se kycja e Milaim Zekës në bisedë ishte një kurthë e parapërgatitur.
Po të mos e dija se sa vjeçar është Milaim Zeka, kisha për ta pyetur dashamirësisht: Milaim sa vjeç je?
Natyrisht që ai nuk është nën moshën 18 vjeçare, që të mendohet për edukimin e tij të mangët, mungesën e dashurisë që do të mund ta ketë rrethuar në atë periudhë fillestare të jetës apo çka është ajo që ka ndikuar në forimin e tillë “intelektual” të tij?
Zakonisht fëmijënia është baza e formimit psiko-fizik dhe emocional të personalitetit të njeriut, që e përcjellë pastaj në jetë. Mua nuk më vije keq për fyemjet që dalin prej gojës së Milaim Zekës apo të tjerëve si ai, por më vije keq e nuk ndihem mirë që ai popull i varfër dhe i zënë në zgripsin e vështirësive të llojllojshme jetësore, detyrohet t’i dëgjoj fyerjet e tilla. Në jetë fyejnë njerëzit e paedukuem/të pakulturumit dhe shpirtkqinjt (i keshuni ‘kesh!) , ndërsa në kohën e saj UDB (sherbimi sekret serbo-jugosllav) e ka pasur fyerjen si metodë të domosdoshme pune, që e kanë përdorur ndaj njerëzve të popullit të vet, të gjithë bashkëpunëtorët e të gjitha niveleve të atij shërbimi famëkeq.
Çka është ajo që një person e detyron që fyerjen ta ketë “mekanizëm mbrojtës”, sikurse që vërehet tek shumë fyes në Kosovë?
Kush i ka autorizuar ca të mjerë të vendit tonë të varfëruem që t’i sulmojnë të tjerët me “dosjet” që i paskan (!), kur dihet se Dosjet nuk janë dhe s’mund të jenë në duar individësh (qofshin ata edhe supermen, çfare i ka vendi ynë me shumicë!), por vetëm çështje shtetërore. Kështu mendoj për dosjet e njëmendta, e jo për ato të “odave të burrave!
Njerëzit tonë të mençur e të urtë gjithmonë kanë thënë: Mos fyej !
Fyerja e sjell fyerjen …
Dhe fyerja mund të sjell situata tragjike, siç kemi vërejtur shembuj të tillë në jetën tonë.
Ato që i thoshte Milaim Zeka mbrëmë nuk ma mbanë goja as që t’i përmendi këtu. Fjalori i tillë ta shkatërron higjienën mentale, aq të domosdoshme për secilin prej nesh.
Une konsideroj që psikologët dhe psikiatria e Kosovës do të duhej t’i dëgjonin me vëmendje e të reagonin ndaj fjalorit të tillë tejet ndotës që po përdoret nëpër televizionet tona. Njerëzit me mendime përçe, nuk kanë të drejtë të sillen ashtu.
Madje as në banesat dhe shtëpitë e veta, se lere më të flasin ashtu para opinionit publik, duke e paraqitur jokulturën personale, si “kulturë” të popullit.
Mue më vije shumë keq kur e vërej Milaim Zekën që në vend se të flas, fyen …A ka fjalorë ai njeri? Zakonisht vetëm njerëzit të cilëve u mungon fjalori, fyejnë.
Si një mik i Njeriut dhe si vëzhgues i sjelljeve njerëzore dhe gabimeve të mundshme që i bëjmë, qofshin ato të thëna në afekt, do të ishte mirë që ata që ia duan të mirën Milaim Zekës e tjetrit që kaq shumë mund të fyej, t’ia tërhiqnin vërejtjen dashamirësisht, se fyerja është e ndaluar dhe në fund të fundit ajo është e dënueshme edhe me ligj.
Nuk është që nuk fyeu edhe avokati Tomë Gashi, por fyerjet e tij erdhën pas fuerjeve të rënda të MIlaim Zekës dhe mosndërhyrjes së turpshme të moderatorit që e udhëheiqte atë debat. Moderatori paraprakisht duhet t’ua tërheq vërejtjen atyre që i thërret për të debatue e bashkëbisedue, duke ua bërë të qartë se përdorimi i fyerjes më të vogël nënkupton ndërprerje të bashkëbisedimit me fyesin.
Nëse ke fakte, fol e dëshmo, nëse nuk ke: Mos fyej se mund të “nokautohesh”, dhe nuk është fare me rëndësi se kush do të jetë i “nokautuari”, Milaim Zeka apo Tomë Gashi.
Çdo “nokaut” në studiot televizive, e jo në ring-un e boksit ku ka gjyqtar në ring, është nokautim i Kosovës ashtu e kështu të nokautuar nga vjedhësit elitar të pasurisë kombëtare e shtetërore!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...