Home / Opinion / Kush je ti more Dreq a bir dreqi!

Kush je ti more Dreq a bir dreqi!

Se kildebilledet
Shkruan: Avdi Ibrahimi

Kush je ti more Frsashër Demaj, Dreq a bir dreqi që merrë guximin të shkruash histori që e paraqet gruan shqiptare ngjashëm me bagëtinë, që shkruan historin ngjashëm me gjithë ata që janë armiq të popullit shqiptar, e në anën tjetër ky farë “akademiku” trushpërlarë servilë i pushtetit që është edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Republikës Shqiptare të Kosovës, merr të drejtën të ngrit lartë rolin e femrës serbe se ajo: “Gruaja serbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të të gjitha kombëve në botë”.

Cili je ti more Dreq a bir dreqi!
Si nuk ditke se gratë e vajzat shqiptare janë të shquara dhe janë të shumta e përplot histori sakrificash të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhën e historisë; ato janë një martirizim i pashembullt në mbarë botën njerëzore, si ato që tregohen në librat hyjnorë, ishin po këto gra e vajza që po paguanin e paguan çmimin më të shtrenjtë për lirinë e mbarë trojeve shqiptare; ato janë burim frymzimi i edukimit dhe luftës për liri të njerëzimit, që gati një shekull u përballën duke rezistuar në luftë kundër pushtuesit serbë që nuk ishin me zemër e tru njeriu…
Si nuk ditke more i paudhë me gjithë atë titull të lartë “akademik i historisë” që më mirë është këtë diplomë t’ja varësh në qafë një qyqeje, ngase nuk dini se gruaja shqiptare ka triumfuar me mbarëvajtje në çdo fushë të jetës historike dhe kulturore, ashtu siç e njeh historia Mbretëreshën Ilire Teutën; luftetarët e shquara si Mamica Kastrioti, Laskarina Bubulina, Tringë Smajli, Shotë Galica, Janica Martinaj në Betejen e Vraninës të huajt e njoftën si – një Zhan d’Ark shqiptare”, duke mos harruar dëshmorën e atdheut në kryengritjen kundër Tanzimatit, Maro Kondi, vlenë të përmendim rolin e shquar të gruas shqiptare në Luftën e Dytë Botërore ku Shqipëria u pushtua nga nazifashistët, mbi 6000 gra dhe vajza u përfshinë në këtë luftë në çlirimin e atdheut shumë prej tyre ranë dëshmorë për aktet e trimërisë u shpallën Heroina të Popullit si: Bule Naipi, Margarita Tutulani, Persefoni Kokëdhima, Mine Peza, Hibe Palikuqi, Ganimete Tërbeshi etj; në tri luftrat çlirimtare kundër pushtuesve të mbetur të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe Malit të Zi luftuan për çlirimin e atdheut edhe grate e vajzat shqiptare dhe ranë dëshmorë: gra e vajza të familjës së komandantit legjendar Adem Jashari në mesin e tyre edhe nëna Zahide Geci Jashari, Heroina e Popullit: Xhevë Krasniqi Lladrovci, Antigona Fazliu, Hyrë Emini e të tjera…
Si nuk ditke more i paudhë goxha po mbahesh si një historian i “ditur”, e s’paske mësuar për përparimtaren e shquar shkrimtarën, publicistën, politikanën, e drejtësisë e diplomacisë: Elena Gjikën e njohur si Dora D’Istria që u quajt Princesha e Kulturës Evropiane; Lejla Rasih Dino, fisnikën nga Çamëria, diplomatën e sprovuar, në emër të grave shqiptare iu drejtua Konferencës së Paqës në Paris në mbrojtje të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijëve të vitit 1913; Motrat e shquara shqiptare Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi që hapën shkollat e para në vitin 1892 të cilat u cilësuan si mëmat e gjuhës shqipe; Marigo Pozion qëndistarën e flamurit kombëtar shqiptar që u valvit në Vlorë me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ajo ishte drejtoreshë e përgjithshme e gazetës Shpresa e Kombit, gazetë e parë e gruas shqiptare… Si rrjedhojë e kësaj lufte për liri e të drejta kombëtar këto gra e vajza e meritojnë të jenë në memorialin qëndror, ku do duhej të ngritej në qendër të mbarë trojeve shqiptare, mes gjitha grup moshave e foshnjave të vrara dhe ko ta ruante kujtesën historike nëpër shekuj të shqiptarëve.
More i paudhë, si nuk ditke për femrat e shquara shqiptare që i kanë dhënë vlera të mëdha në artin e kultures kombit e atdheut dhe botës njerëzore si: në letërsi, Flutura Açka, Brunillda Zllami, Xhemile Aliu etj; në artin kinematografisë dhe muzikës, Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita, Xhepa, Katerina Josipi, Tefta Tashko, Vaqe Zela, Nexhmije Pagarusha, Fatime Sokoli, Shkurte Fejza, Inva Mula, Ermonela Jaho, Dua Lipa, Rita Ora, Eliza Dushku, në sport Majlinda Kelmendi, në humanizëm e shenjtëruara Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza; janë më mijëra nxënëse, studente, mësuese, arsimtare, profesoresha, histoeriane të shquara si Nermin Vlora, Elena Kocaqi, Fatbardha Demi, Myrvete Dreshaj Baliu etj; mjeke, puntore, administratore të zonja, aktiviste të shoqërisë civile, që janë mburrja dhe krenaria e atmëmëdheut shqiptar…
Përderisa ti i padituri (injoranti) limoni i shtrydhur Frashër Demaj je turpi i vendit, e gjithë historiografia e shkruar nga ti dhe soj sorollapit tuaj në kontekstin historik antishqiptar duhet hedhur poshtë si e pavlerë…
Se kildebilledet
Sllavofili Akademik Frashër Demaj

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...