Home / Opinion / Rama fut percarjen jo vetem ne marredheniet Kosove-Amerike, por edhe brenda politikes kosovare. 

Rama fut percarjen jo vetem ne marredheniet Kosove-Amerike, por edhe brenda politikes kosovare. 

Se kildebilledet

/ Edi Rama /

Se kildebilledet

/ Albin Kurti Pasues i Simbolit të rezistencë shqiptare Adem Demacit /

Shkruar nga;  Luan Baci 

/SHBA/  USA 

2 Tetor 2020 

 

     “Të hapin luftëra imagjinare që shkojnë në absurdin që të hapet një luftë imagjinare me ShBA’në, me gjithë mungesën e modestisë kam kohë që e them këtë gjë por kush nuk më dëgjon mua të dëgjojë BE-në dhe ShBA’në. Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani e asnjë revolucionari, dhe asnjë figure qorrsokakun që shfrytëzon pikërisht ato plagë që duhet kuruar por për të përdorur ato plagë në funksion të luftës së vet politike”, ka thënë Rama. 

 

 

     Rama i hedh benxine zjarrit, fut percarjen jo vetem ne marredheniet Kosove Amerike, por edhe brenda politikes kosovare. Fryma e Vetevendosjes dhe reciprocitetit, e Albin Kurtit dhe levizjes politike qe drejton ai, nuk i ben dem as Kosoves dhe as Shqiperise, por vec se mire, ndersa “Mini Shengeni” juaj zoti Rama, eshte kapitullim total i ekonomise dhe politikes se Shqiperise perpara Serbise dhe gllaberim paqesor i Shqiperise dhe Kosoves nga Serbia. Qendrim i Albin Kurtit i kundert me qendrimin tuaj, nuk e ben ate “revolucionar” dhe ju nuk u ben “demokrat”, edhe pas  rehabilitimit te krereve te ballit kombetar si “Mit’hat Frasheri”, apo likuidimi i emerit te Qemal Stafes nga stadiumi, we ju I bete me kenaqesi dhe pompozitet. 

 

 

     Rama ka shtuat se: “Unë e di si i bën Albini llogaritë dhe më rezulton se në aspektin ekonomik është si vet administrimi jugosllav, si mund të mos përfitojë ai që e ka portin dhe që kryen aq volum tregtar, dhe përfiton një aktor që e shfrytëzon portin, këtë me siguri e gjen Albini por këtë nuk e gjej unë dot”. 

 

 

     Me qe ti zoti Rama i referohesh “Veteadministrimit” Titist Jugosllav, ne veprimtarine dhe politiken e strategjin e Albin Kurtit, ku ti tinezisht kerkon ta barazosh me konceptin dhe praktiken e “Vetevendosjes”, me qe te dyja keto terma kane ne parafjalen e tyre, fjalen “vete”, ti nuk ben aspak dhe as me shume se sa qellimisht dhe dashakeqesisht, kerkon te barazosh ty terma dhe dy koncepte, dy praktika dhe dy strategji qe nuk jane te njejta. Vetevendosje do te thote qe ti te vendosesh vete, pa inflyenca dhe pa pranuar te jeshe kukull dhe skllav i ndokujt, por nuk do te thote aspak vete izolim. Ne anen tjeter veteadministrim, eshte koncepti i administrimit te ekonomise nga vete njesia prodhuese dhe jo nga shteti, gje qe duket e embel “ne socializem”, por qe ne fakt instalon kapitalizmin. Pra jane koncepte te ndryshme zoti Rame, qe ne se nuk i din, eshte mire te pyesesh keshilltaret e tu politike dhe ideologjike, por jo ata te djathtet se nuk i njohin ato teori dhe praktika, pra mos pyet Mit’hat Frasherat. Dhe me qe ju zoti Rama, e njihni mire filozofine dhe praktiken ideologjine dhe ekonomine Titiste, me qe “nuk doni te bini” ne ato ujerat e Veteadministrimit, sulmoni Kurtin per gjoja te tille. Po mire more zotni Rama, kur i trembesh titizmit, ne Vetezdministrim, perse kthehesh dhe puthesh me te ne praktiken e nje Jugosllavije te re te tipit titist me Mini-Shengenin alla-Vucic?! 

 

 

     “Mini Shengeni”, organizimi i njejte i Jugosllavise se Titos se vitit 1946, tanime me emer te sheqerosur “Shengen”, i njejte ne kujtesen historike te politikes dhe ekonomise, i ka dhene provat shkaterruese mbi ekonomine shqiptare. Shqiperia e asaj kohe, pasi pagoi shtrenjte injorancen ekonomike dhe politike te kohes, te mpleksur me pabesine e Titos, u largua nga ai lloj organizimi, ndersa ti zoti kryeminister Rama, e kthen perseri prapa rroten e historise, per ta demtuar perseri Shqiperine. Futja ne nje rruge, e cila eshte provuar nje here qe eshte e demeshme, nuk eshte me gabim, por faj, dhe tradheti kombetare, prandaj duhet te dalesh nga “i famshmi Mini Shengen” dhe te ndalosh etiketimet e pa merituar ndaj Kurtit, sepse ato etiketime nuk te bejne “me demokratik”, por te bejne me antikombetar. 

 

 

     Tani zoti Rama, si qytetar shqiptar po kam frike te vazhdoj t’ju quaj akoma me si “me i miri midis me te keqijve”, perpara ketij vleresimi, per mua ju ishit me i miri, se ringritet shtetin e shkermoqur nga Berisha. Tani ju po kerkoni ta shkermoqni tere KOMBIN! Pse?! Pra tani ju jeni jo “me i miri midis te keqinjve”, por “i keq, njelloj si gjithe te keqinjte, ne mos me i keqi”, qe qarkullojne pushtetin ne Shqiperi. 

 

 

     Ju si udheheqes i shtetit ame, nuk duhet te bashkoheni me korin e kukuvajkave qe sulmojne Albin Kurtin dhe levizjen e tij, sepse jane e vetmja shprese e Kosoves per te mos u rikthyer ne Serbi. Perkundrazi, ju duhet te jeni mbeshtetja e kurtit dhe te distancohenin nga miku juaj i deskridituar Thaci, perpara se te jete bere tejet vone per ju. Aleance me Thacin dhe kompani, po te fut ne anen e keqe te historise kombetare. 

 

 

     Ju zoti Rama duhet te dilni nga “Mini Shengeni” i famshem i Vucicos tuaj, dhe te beni nje treg te perbashket me Kosoven, te nderprisni cdo favor dhe tregeti me Serbine, derisa ajo te njohe Kosoven. Kjo nuk eshte e lehte, sepse presioni nga jashte do te jete i madh, po mos harro se edhe presidenti Trump porositi qe te shikoni interesat e vendit tuaj. Pra, ju dhe Thaci. si pro-amerikane “qe jeni”, zbatoni porosine e Trump-it, bllokojeni Serbine, merrni shembull nga Trump, qe vendosi tarifa te reja tregetare me vendet e tjera, per te mbrojtur interesat e ekonomise amerikane. 

 

     Stop percarjen me Kurtin, zoti Rama. 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...