Home / Opinion / Përballja e të vjetrës me të renë!

Përballja e të vjetrës me të renë!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Në fillim të këtij viti Ramadan Pllana ka nxjerrë në dritë dramën “PLISI I SHOTË GALICËS”, vepra është një dhurat e çmuar për lexuesin dhe letërsinë shqiptare, kjo dëshmon për veprimtarin atdhetare të autorit në çështjen kombëtare.
Subjektin e dramës Ramadani e mori nga femra e arsimuar shqiptare për të përquar ndezjën e rrezeve diturore të emancipimit të femrës për t’u çliruar nga prangat e prapambeturisë shekullore duke vënë përballë njëra tjetrës dy forca kundërshtare shoqërore-politike: reakcionin e prapambetur nga zgjedha pesë shekullre turke në vendin tone që për fe disa prej agallarëve, bejlerëve dhe klerikë fanatik të besimit islam mohonin diturinë, kombin e atdheun shqiptar! Siç janë personazhet e kësaj drame, Beqir Aga, Hajredin Sabahu, Januzi, Mulla Nuha e ndonjë tjetër dhe njerëzit përparimtar të dijës dhe kulturës që i bënë jehonë gjendjës politike ku rrihej rruga e lirisë për t’u zgjidhur e për të arritur çlirimin e vendit nga zgjedha turke, që personazhe pozitive janë mësuesi Naim Drita, Albjeta, Albdoni, Zamiri e ndonjë tjetër.
Autori i dramës nëpërmjet punës kulturore vë në pah ndeshjën e së resë me të vjetrën prapanike që kishte mbjellur pushtimi turk nëpëmjet besimit fetar që gjenin rrugën shpjeguese të jetës së përsosur pas vdekjës në botën e përtejme, kjo luftë politike-fetare e Beqir Agës dhe klerikut fetar Mulla Nuhës të fshehur nën këtë petk kishin për qëllim mashtrimin dhe asimilimin politik kombëtar shqiptar dhe femrës shqiptare në veçanti. E reja është ajo shtresë politike-shoqërore që vepronte për lirinë, arsimimin, përparimin dhe emancipimin e popullit shqiptar nga robëri e huaj sipas pikpamjeve të Rilindjës sonë Kombëtare si ajo e Sami e Naim Frashërit, Elena Gjikës, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Azem e Shote Galicës e shumë të tjerë. Nyja e zhvillimit dramatik të veprës është kulturore, poltike e psikolgjike që tingëllon në aktualitetin e kohës njëkohësisht vëhet në pah edhe çështja e së drejtës njrëzore për të mos pranuar ndikimet skllavëruese në emër të besimeve fetare, ngase dogma fetare dhe klasa sunduese politike për interesat e tyre personale i detyrojnë njerëzit e paditur dhe të pafuqishëm të rrojnë më frikë para sundimtarit dhe perëndisë.
Mësuesi Naim dhe mësuesja Albjeta janë më gjithë zemër kundër së keqës, prapambeturisë dhe errësirës opskurantiste e orientaliste, ndaj edhe e luftojnë më tërë qenien e tyre dukurin negative të shoqërisë njerëzore. Drama e autorit përfundon me heroin e popullit Bacën Isë i cili i gëzohet arsimimit të Albjetës dhe në shenjë mirënjohje i jepë asaj plisin e bardhë hyjnor që e kishte blerë për t’ja dhënë heroinës së popullit Shote Galicës.
Në dramën e autorit Rmadan Pllana ka tablo kulturore artistike që mbanë të gjallë dhe të shkathët dialogun e personazheve që trajtohen në mënyrë të shkëlqyeshme nga dramaturgu.
P.S. Foto 1, libri i autorit Ramadan Pllana, foto 2 në Prizren te LSHP, Xhemajl Pllana, Avdi Ibrahimi dhe autori i librit Ramdan Pllana.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...