Home / Opinion / Negociatat e stërgjatura si pretekst!

Negociatat e stërgjatura si pretekst!

Shkruan;  Medai Shaholli

( pa dorashka)
Shqipëria në sytë e kurvicës Europë dhe mentalitetit të saj të ndryshkur të shkekullit të kaluar paraqet një cep të ish Perandorisë Osmane të ballkanit perëndimor.
Qëndrimet e Europës plakë nuk kanë ndryshuar shumë kur bie fjala për vendet e ballkanit perëndimor ajo preferon MV, si vend që ka përmbushur pothuajse ”të gjitha kushtet” për t’i hapur negociatat e pranimit në BE. Europa shtrigë vuan akoma nga mentaliteti i vjetër i preferencave që e shfaq përmes racizmit dhe përkatësisë fetare të shqiptarëve. Maqedoninë e Veriut është getshme ta pranojë në gjirin e saj përkundër faktit të pabarazisë nacionale që ajo me kushtetutë nuk e njeh gjuhën shqipe ( nga papërgjegjësia e partive politike shqiptare të cilët kanë votuar atë kushtetutë antishqiptare) dhe shqiptarët si komb, por si bashkësi etnike e 20% edhe pse shqiptarët përbëjnë afro gjysmën e popullsiss së saj.
Kjo është Europa e dy standarteve ku Kosovës nuk po ia heqin vizat duke nxjerr arsye të paqëndrueshme në kërkesa t e saj ndërsa MV, e lëvdojnë për ”reformat e ndërmarra” në fushat e ndryshme, që në fakt i mbyllin sytë përpara pabarazisë nacionale në këtë vend të shpifur nga qeni i ngordhur Tito duke kunsideruar si vend i respektimit të rregullave demokratike.
Ja pra si i trajton Brukseli zyrtar vendet e rajonit ku po zbaton pabarazi dhe njëanshmëri, për ”njërin karrotë dhe për tjetrin shkop”!
Shqiptarët e tri vendeve Shqipëri, Kosovë dhe MV, duhet të zgjohen dhe mos qëndrojnë si minj të uritur nga ndihmat me pikatore që i jep Brukseli por të kërkojnë trajtim të barabartë për të gjithë njëlloj.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...