Home / Të ndryshme / 1) KUJTIME TRAZIME PËR TY  NËNA IME?!

1) KUJTIME TRAZIME PËR TY  NËNA IME?!

Billedforhåndsvisning
Landa Molishti
 
Ç’të kujtoj në këto vite të trazuara, të çmendura?!
Kur dhimbja më therrë kraharorin, lotët më rrjedhin faqeve,
Ç’të kujtoj këto 30 vite zezona, kur nuk njeh dreqi t’ bir,
Shqiptarët mohojnë nënë, baba, fëmijë, atdhe?!
 
Ç’të kujtoj në këto vite të trazuara, të çmendura?!
Njerëzit ngatrrojnë gjuhën, me fjalët  nder, dashuri!
E, si mund të hidhni nënën, si leckë të vjetër në rrugë,
Harruat o derëzinj, ajo ju dha gjinj, ju rriti, ju shkolloi,
O faqezinj, si mund të quheni njerëz me njerëzi?!
 
Ah! Nënat Shqiptare sokolesha, në heshtje fshijnë lotët,
Shpirtërat i ndajnë përbesë, mes përmes për fëmijët,
Pa qofshin  edhe të liq, o  të pabesë;  litarin ta kenë në fyt,
Vdekjen e mposhtin, dashurinë s´e shuajnë përditë!…
 
Si mund të harroj nënë moj, kur ty mezi flisje:
Me duart që të dridheshin, kokën ulur, lotët pa pushuar,
Të rridhnin rrëke mbi shami,  ah moj e dashura bijë,
Unë, pa le të vdes,  po kam hallin e kam për ty.
 
Ah! Ju nënat tona, jeni lulet më të bukura në botë,
Na ushqeni me dashuri, duam të jemi në krahët tuaja,
Pa, çka se në këtë botë, ka njerëz të liq, të  marrë…
Ende s’kuptojnë fjalën magjike, Nënë Margaritare!
03.10.2020
 
2)KA ÇASTE?!
 
Ka çaste  hidhërimi kur vetes i them; kot ke lindur.
Linde në këtë botë tej mizore, plot gënjeshtra?!
Duke ecur tutje, përtej rrugës të përplasin, të plaçkisin…
Koha e artë të ikën kot, bash si; “për dhjam qeni”.
 
Batakxhinjt, maskarenjtë, të shohin në vështirësi…
Jo, s’na japin dorën, përkundrazi na pengojnë.
Bile, argëtohen kur mbi kurrizet tona, fitojnë miliona,
Në lotari, kumare, në punë të pista si zagarë harbojnë…
 
Netëve të vona, shpesh rri pa gjumë.
Përballë shtëpisë dëgjoj zhurma…
Borgjezët bëjnë qejfe “shtazarake”, në disko nate.
Ne punëtorët rropatemi, për një cop bukë.
Madje, na quajnë budallenj, thjesht, “turma”.
 
Badakxhinjt, maskarenjtë; bëjnë qejfe,
Me para të pista, gjer vonë gjatë natës.
Ne, hallexhinjtë, mezi ia dalim mb´anë ekzistencës,
Jetë mizerjes, me djersë e gjak në valle të shpatës.
 
Ka çaste, kur dua të qëndroj vetëm në heshtje. 
Dua të hedh në vargje; dhimbjet, dertet, kujtimet
e shkuara.
Dua të hedhë në vargje; që pikojnë djersë, gjak e lot
dhe për të sotmen tejet tragjike.
 
Ah! Ç’më therin në zemër.
Vërtet më lënë, tepër shije të hidhur.
Në botën e pabesë, pa një emër,
Në botën e padrejtësive, duarlidhur.
 
Ka çaste të hidhura, më dërrmon melankolia,
Megjithatë, nga gjeneza marrë forca; përsëri ngrihem.
Punoj, shpresoj, çasti i së vërtetës do të vij?!
Ardhmërinë e ndritur e pres, derisa të vdes.
03.10.2020
 
3)NUK TË BRAKTISA ME SHPIRT?!
 
Ndihem e trishtuar, në këtë botë me trazime,
Nga stuhitë jetësore, më ike si foshnja prej dore.
Ndonëse të kisha në zemër, të braktisa viteve poezia ime,
Ndoshta, pa vetëdije, në mërgimin e mallkuar.
 
Tani ia di vlerat e mëdha Naimit, që as mërgim-ziu,
 Me aq shumë halle, sikur mua, me derte, e lodhur, e cfilitur…
Jo, jo, as robëri-lubia, mizëria turkoshake, se ndaloi.
Viganin e letrave tona se pengoi; marshoi, poezinë s´e shkriu!…
 
E mirë je ty, poezi e dashur për mua; si fëmiun tim të dua.
Ty më fale, më prite, kur u rrite, më erdhe si tek nëna e cfilitur
Që fëmijën, përsëri digjet me mallë që ta mbajë  në duar.
Nga dallgët e jetës, dikur tmerrisht, tinëzisht i grabitur.
 
Më hape derën, kur të tjerët për toke më rrëzuan,
Tek ty gjeta forcën, për t’u mos u dorëzuar,
Kur të tjerët më mohuan, më harruan.
Dua me vendosmëri, të ngrihem me ty përsëri.
 
Ty, më flë në shpirt, në mendje në gji.
Me ty shpërthejnë emocionet, dhimbjet, hidhërimet…
Me ty, hareshëm  më dëfrejnë qiellore gëzimet.
Veç tek ty po e gjej për veten, për Shqipërinë.
 
Me ty tani e kthjelloj mendjen, si dikur në vitet e arta,
Kur isha nxënëse filloriste,-e, ty si motër, më përkdhelje…
Më kthjelloje mendjen, më mikloje, më qetësoje shpirtin.
Në rrugën time jetësore, mora ide të qarta.
 
Me ty e kuptova se, dashuria më bën të fortë.
Qartë e vërtetova, braktisja nuk është frikë, urrjetja e kotë.
Poezia ime, me ty shprehë gëzimin, hidhërimin?!…
protestoj kur më shkelin djersën e ballit. 
 
Veç tek ty ndiej të thellë dashuri, gjej shtratin e ngrohtë.
Ty më jep krahun, unë të të jap ndjesinë,-shpirtbardhësinë.
Tek ty fshij lotët, gjej shërim në këtë kohë cinike, kaq të ftohtë.
Në këtë botë gënjeshtare, e pangopur, e pistë lakmiqare…
03.10.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...