Home / Të ndryshme / RRUGA E LIRISË

RRUGA E LIRISË

Rrugën e të parëve, ndoqa për liri ,
se indiferent nuk munda dot të rri !
Ju bashkova çlirimtarëve, tej në Dardani,
Për tokat e pushtuara, e për Shqipëri.
Luftova për trojet e atdheut tim!
Për motrat e vëllezërit e gjakut tim,
Që jetonin të shtypur, në vuajtje e mjerim,
Në vatrat e tyre, n’terror e shtetrrethim.
Për të ndaluar krimet e fqinjëve barbar,
që vrisnin gra e fëmi, e vendit i vinin zjarr,
e derdhnin rrëmbyeshëm urrejtjen shekullore!
Mbi popullin shqiptar, e mbi tokën Arbërore.
Kur kujtoj ato ngjarje shpirti ndizet flak!
Për atë tokë të vuajtur e të larë në gjak,
harroj edhe trupin e mbushur me plagë,
Kur më bie ndërment gjithë ajo sagë.
Nuk pendohem për asnjë çast,
për atdheun e madhërishëm!
e për çdo veprim isha i vetëdijshëm,
se rruga e lirisë arrihet veç lavdishëm,
ajo nuk falet, as lypet, e dhurohet,
Veq me sakrific e me gjak fitohet.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...