Home / Lajme /  Richard Grenell, po vepron perseri gabim ne Kosove. 

 Richard Grenell, po vepron perseri gabim ne Kosove. 

 

 

Shkruar nga;  Luan Baci  

USA / SHBA/

30 Shtator 2020 

 

     Richard GrenellEmisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka qene kritik teper agresiv ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar ate se është gjithmonë kundër SHBA-së.(?!) 

 

     Në Twitter, Zoti Grenell  ka shkruar: 

     “Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisësh se Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-së. Ishte kundër ideve të Obamas dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiratë; punët po”,  

 

        Kurti ka shkruar   në Twiter . 

     “Nënshkrimi I tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën e ligjet e Kosovës. Nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësuesit duhet të ndalin së shtyri marrëveshje që shkaktojnë përçarje tjera mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm një dialog parimor dhe i përgatitur mirë qon te marrë veshje të drejta dhe të qëndrueshme”,  

 

     A mundeni ju zoti Grenell, ti thote me fakte, se ku dhe kur Albin Kurti ka qene kunder kundër ideve të Obamas dhe ishte kundër ideve të Bushit?  

 

     A mundeni ju, i nderuari zoti ambasador tu drejtoheni shqiptareve te Kosoves, dhe jo vetem te Kosoves, por te gjithe kombit shqiptar ne teresi, me referenca te sakta se ku e keni gjetur ju mbeshtetjen informative per akuzat qe i drejtoni ish-kryeministrit te Kosoves Albin Kurti, te cilin ju e rrezuat me puc shteti, me anen e njerezeve te korruptuar si Thaci , Mustafa dhe kompani?! Ju zotni e dini mire se qeveria Hoti, eshte zgjedhur ne kundershtim me te gjitha rregullat demokratike te kerkuara dhe te mbeshtetura nga Europa dhe nga vete Amerika. Ju zotni e dini mire se qeveria e zgjedhur me nje vote te kontrabanduar ne mesnate, me presion te marionetes tuaj kriminale, presidentit te Kosoves, Thaci, dhe me nje vote te dyte me nje te denuar me heqje lirie nga organet e drejtesise te shtetit te Kosoves! Ju e dini mire se qofte edhe sikur njera vote e vetme nga keto dy vota ilegale te mos ekzistonte, kjo qeveri e jashteligjeshme, qeveria Hoti, nuk ishte miratuar. Por ju zotni u intereson nje qeveri ilegjitime, e vene ne pushtet ne menyre kontrabandive, me presionin tuaj dhe me ndihmen tuaj “diplomatike”, qe bie ndesh me poziten dhe detyren tuaj shteterore, dhe qe bie po ashtu ndesh me moralin e miqesise dhe te besimit qe populli shqiptar, qe ka tek Amerika, Per ju nuk ka rendesi asgje nga keto, sepse ju e trajtoni Kosoven dhe popullin e saj si nje koloni dhe jo si nje vend mik, ju e trajtoni popullin e Kosoves si autor te krimeve ne konfliktin me Serbine, dhe jo si viktime te nje lufte agresive serbe ndaj nje populli qe jeton per mijera vjet ne territorin e tij. Ju ne poziten tuaj te ndermjetesit midis Kosoves dhe Serbise nderruat rrolet e viktimes me ate te kriminelit, duke u hargalisur ne Beograd dhe duke vene ne rrezik thelbin e ekzistences se integritetit territorial te shtetit te Kosoves. Dijeni zotni, se Kosova vazhdon te kufizohet edhe sot me territore shqiptare, qe padrejtesisht jane nen sundimin dhe administrimin e Serbise. Dijeni zotni se serbet erdhen ne trojet tona disa mijera vjecare, dhe e tere Serbia eshte ndertuar ne territor shqiptar. Une do te isha i habitur ne se presidenti Trump i di saktesisht veprimet tuaja ne detaje?! 

      

 

     Percaktimi i Grenellit kunder Albin Kurtit, si anti-amerikan, jo vetem qe nuk eshte real dhe nuk eshte aspak i vertete, por eshte shume agresiv, diversiv kunder vete ekzistences  se shtetit te Kosoves, percares ndaj skenes politike dhe popullit te Kosoves dhe aspak miqsor dhe diplomatik.  

 

     Grenell me qendrimin e tij kunder Kosoves dhe pro Serbise, eshte mire te mos e konsideroje veten ambasador te vendit mik te shqiptareve, Amerikes, por ti thote vetes se eshte ambasador i Moskes. Ai gabimisht paguhet nga taksat e popullit amerikan, sepse puna qe ben shkon ne interes te Rusise. 

 

     Grenell! Eshte e mira te ndaloni se qeni ju vete “anti-amerikane”! Te qenit i lindur amerikan dhe gabimisht e aksidentalisht ambasador I ketij vendi te mrekullueshem, nuk ju ben ju te jeni pro-American. Veprimtaria juaj kunder Kosoves, nuk eshte diplomatike, nuk i sherben forcimit te miqesise midis dy popujve te Amerikes dhe shqiptareve te Kosoves, te cilen ne punen tuaj ju e konsideroni dhe trajtoni si koloni. Ju nuk keni te drejten ta demtoni ndjenjat e thella dhe te forta te miqesise se popullit shqiptar ndaj vendit qe ju zyrtarisht perfaqesoni, dhe jo zyrtarisht, por nen mbulesen e detyres tuaj shteterore, ju po e demtoni. 

 

     Zoti Grenell! Ju duhet te kuptoni se politika Amerikane, republikane apo demokrate, gjithnje ka qene dhe do te jete ne unitet me interesat e kombit shqiptar dhe Amerikes. Ju nuk mundeni dhe nuk duhet te kerkoni te tregetoni interesat e kombit shqiptar. 

 

     Dhe e fundit zoti ambasador, cfaredo qe te beni ju dhe te tjere qe veprojne si ju na Amerike apo ne Europe, edhe sikur te gjitha trojet shqiptare t’ja jepni Serbise, gje te cilen nuk do tu lejoje kush ta beni, Serbia perseri koken e ka ne Rusi, prandaj stop me planet tuaja ne dem te shqiptareve. 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...