Home / Lajme / PËR HAJËR NA QOFTË QETHJA, PËR LËKURE!

PËR HAJËR NA QOFTË QETHJA, PËR LËKURE!

30 Shtator 2020

 

Para pak ditësh bisedonim me njërin nga anëtarët e komisionit për ndarjen e një çmimi të lartë shtetëror në Maqedoninë Veriore. Ndërsa ai fliste për procedurat e kandidimit, rregullаt e votimit dhe çështje të tjera në lidhje me këtë çmim, mua më silleshin në mendje shumë argumente kundërshtuese, por nuk desha t’ia prishi disponimin e mirë mikut tim.
E vetmja pyetje që ia parashtrova ishte: kush është kryetar i atij komisioni dhe cilët janë kandidatët? Sapo e morra përgjigjen, ia thashë shkurt e prerë: Ky çmim qenka i destinuar (ndarë) për kandidatin që më së paku e meriton atë, siç ndodh gati gjithmonë ndër shqiptarët gjatë viteve të fundit. Nuk desha të trazoj shumë dallgë në shpirtin e pafajshëm të mikut tim, por edhe më tepër filluan të më sillen në mendje bëmat dhe krimet e përshkruara në dosjet që kisha lexuar për biografinë e pistë të këtij kandidati.
Dhe, si të mos u besoja dokumenteve (të vërtetuara, vulosura e nënshkruara) nga disa arkiva, në të cilat figurë më të pistë intelektuali në shërbim të ish-regjimit komunist jugosllav nuk kisha lexuar në asnjë dosje apo burim tjetër. Vetëm një pjesë e atyre krimeve që përmenden nga ky “intelektual” ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe interesave kombëtare të gjithë shqiptarëve janë të mjaftueshme për t’ia ngritur trekëmbëshin në cilindo shesh të kryeqendrave shqiptare, jo t’i ndahen mirënjohje dhe çmime kombëtare një agjenti kaq të pistë të ish-regjimit komunist jugosllav!
A mund të jenë kaq të painformuar shqiptarët edhe sot, pas tri dekadave nga rënia e ish-regjimit komunist jugosllav, apo shumica ende janë vegla qorre të pushtetit, kjo duhet të studiohet në të ardhmen. Sa për tani, na qoftë për hajër qethja për lëkure, nga mbeturinat e ish-regjimit komunist jugosllav dhe veglat qorre të pushtetit të sotëm!
Këtë edukatë, përulje e mashtrim me porosi kriminale, pse duhet t’ua lëmë ne shqiptarët trashëgim edhe brezave të ardhshëm? Sa turp!
(30.IX.2020)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...