Konjufca tha se këtë veprim Thaçi e bëri për t’i hyrë në qejf Serbisë.

“Ani thuaj Lushtakut le ta mbron UÇK’në shoku yt që iu përkul pllakës serbe në të cilën thuhet se UÇK është terroriste. Që e bëri një veprim të tillë vetëm për t’i hyrë në qejf Serbisë”, ka thënë Konjufca në Debat Plus.

Ky reagim erdhi pasi Lushtaku i tha kreut të VV-së, Albin Kurtit, se ky i fundit nuk ka ndjeja për UÇK-në.