Home / Histori / 17 Nëntor 1944

17 Nëntor 1944

28 Shtator 2020

 

Në njëren nga dritaret e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH,Komandanti,gjeneralkolonel Enver HOXHA,doli dhe përshëndeti të pranishmit që qenë mbledhur në oborr dhe njoftoi zyrtarisht për çlirimin e Tiranës.Ai mbajti me atë rast një fjalim të zjarrtë ,ku përmendte edhe çlirimin e afërt të të gjithë atëdheut,që do të sillte Lirinë e shumëpritur dhe Pavarësinë e vërtetë të Shtetit të ri shqiptar,të ardhmen e Shqipërisë së Re dhe emancipimin e shoqërisë sonë.
Tek dëgjoja të fliste për heroizmat e partizanëve dhe për trimat që ranë për liri,unë nuk durova dot më,shkova menjëherë në dhomën time dhe qava me lot për vllezërit dhe motrat që mbetën në fushën e nderit.Kujtova një nga një shoqet dhe shokët me të cilët luftuam së bashku,si,Qemalin,Vasilin,Margaritën shumë të bukur,në pamje dhe me shpirtin e saj poetik,me të vëllanë,Kristaqin:po ashtu,Vojo trimin,Miston,të rinjët adoleshentë,Viktor Gjokoreci dhe shumë të tjerë,të njohur e të panjohur,bashkë me heroizmat e tyre.(Marr nga libri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike ” të sh.Nexhmije HOXHA)
Po sot ?
-Sa shumë do të doja që udhëheqësit tanë të ishin të pastër,të pa korruptuar e ball- lartë !
-Sa shumë do të doja që udhëheqësit tanë të qanin me zemër për dëshmorët e atëdheut dhe të punonin me ngulm për realizimin e idealeve të tyre !
-Sa shumë do të doja që thirrjet e tyre,Lavdi dëshmorëve,të shoqëroheshin nga veprat e tyre të mira e jo nga egoja e sëmurë për privilegje,poste e pasuri !
-Sa shumë do të doja që udhëheqësve tanë të dal nga lufta e UÇK-së t’u qante zemra për shokët e tyre të rënë dëshmorë sikur u qante zemra udhëheqësve të dal nga LANÇ -i!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Atëdheut !
Lavdi e përjetshme veprës të Komandantit legjendar sh.Enver HOXHA !
28.09.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...