Home / Të ndryshme / UÇK ME SHKRONJA TË ARTA

UÇK ME SHKRONJA TË ARTA

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar
29.10.2020
Ushtria çlirimtare, ky emër i bekuar!
Rreth simbolit saj shqiptarët u bashkuan,
Për të çliruar atdheun, me Serbi luftuan!
Pas një shekulli robëri, lirin e fituan.
Shpejt disa shqiptar këtë e kan harruar!
Kan harruar të vrarë e të masakruar,
Harruan dhunimet e mijëra të dëbuar!
E sot akuzohen ata që kan luftuar,
ata që me gjak lirin e kan paguar.
Luftuan çlirimtarët me armë në duar,
Luftuan për atdhe, për tokën e robëruar,
shum mbetën pa këmbë e mbetën pa duar,
E sot ata nga haga jan të akuzuar.
Njëzet e një vjet më par lufta mori zjarr!
Të rreshtuar në istikikame në vijën e par,
shum trima e luftëtar ranë në altar,
në at luftë t’përgjakshme me shkjaun barbar!
O ju bashkëluftëtar që kaluat në përjetesi!
Për atdheun e shejt me emrin Shqipëri,
Ju që me tre shkronja të arta hyt në histori
Në emër të atdheut, ju themi lavdi!
—————————————-
Liri për çlirimtarët 🇦🇱
Lavdi dëshmorëve 🇦🇱

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...