Home / Opinion / Oshilacionet e Sali Berishës: Arben Imami spiun i Beogradit, Ruli mafioz, Azem Hajdari sigurims, Ilir Meta koka e trafikut të drogës… Po sot?!

Oshilacionet e Sali Berishës: Arben Imami spiun i Beogradit, Ruli mafioz, Azem Hajdari sigurims, Ilir Meta koka e trafikut të drogës… Po sot?!

Deklaratat e Berishës për Imamin, Hajdarin, Metën, Cekën dhe Genc Rulin, Arben Imami merrte porosi nga Beogradi për të krijuar trazira në Shqipëri, Ilir Meta përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve. Hajde besoji po deshe…!

I ka akuzuar për vrasje, korrupsion, zhdukje njerëzish, trafik droge, agjentë të UDB jugosllave, të lidhur me mafien etj., por më vonë Sali Berisha qeverisi vendin me ta dhe sot i ka aleatë kryesorë.

Të rënda janë akuzat që Sali Berisha i ka bërë Arben Imamit, me të cilin shkatërroi ushtrinë shqiptare deri në vitin 2013. Nga të dhënat e Berishës, Arben Imami udhëtonte në Beograd dhe merrte porosi nga Millosheviçi për të krijuar ngjarje në Shqipëri. Berisha ka deklaruar: “Z. Imami për të merituar spaletat e Millosheviçit është turp të lyesh duart me gjakun e bashkëkombësve…krimi i Shkodrës është mesazh i sjellë në Shqipëri nga Millosheviçi, nëpërmjet seksionit të tij në PAD e përfaqësuar nga Imami dhe Ceka…krimi i Shkodrës, fill pas vizitës së Imamit në Beograd, na jep të kuptojmë se Millosheviçi nuk ia paska dhuruar akoma spaletat e gradimit z. Imami me shokë dhe se për këtë z. Imami dhe PAD u dashka dhënë prova më serioze, dhe se z. Imami më shokë u dashka lyer duart me gjakun e bashkëkombësve të tij. Zoti Imami është…krim të vihesh në dispozicion të skemës së njohur të akademikëve të Beogradit për përçarjen e shqiptarëve dhe zhdukjen e tyre”.

Për Genc Rulin, i cili sot është pjesë e komisionit për të përzgjedhur kandidatët për deputetë të PD, Berisha ka deklaruar se është pjesë e mafies së drurit të arrës. Sipas Berishës, “mafia e drurit të arrës me Genc Rulin e kompani po financon partitë politike”.

Ndërsa për Azem Hajdarin, Berisha ka deklaruar se ishte një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe një shërbëtor i Ramiz Alisë. Për Azem Hajdarin, Sali Berisha ka deklaruar se “Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë. Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë: Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtryshur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-leksha”.

Ndërsa për Ilir Metën, Berisha ka deklaruar se “Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrëzikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgje”. Në 2015, Berisha e akuzoi Metën edhe për porisitjen e vrasjes së Tom Doshit dhe Mhill Fufit, si dhe për vjedhje me anë CEZ-DIA.

/ huazuar  nga Portali Pamfleti/

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...