Home / Të ndryshme /                   Mbi lirin e mediave

                  Mbi lirin e mediave

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nga Elmaz  Ademi

Tetovë,   08 11 2019

/ Nga Arkivi/

Kohëve të fundit flitet shum mbi lirin e mediave, herë thuhet se mediat jan të kufizuara, nga friga e pushtetit, herë të uzurpuara nga partitë politike, herë, herëthuhet se kohëve të fundit ka fillue të përmirsohet gjendja, sa i përket vërtetësis së informimit etj. etj.Pas gjithë këtyre opinioneve e vërteta nuk thuhet,unë ende nuk e kam hasë të jetë bërë ndonjë pyetje qoftë nga intelektualët,qofte nga puntorët professional të mediave, qoftënga institucionet e kulturës apo të drejtësis se: çka kuptojm me termin,, liri e mediave,,? Kur themi liri e mediave, dhe kur  me fjalën Liri kuptojmë shprehjen e së vërtetës, apo ndjenjën për të vërtetën, atëher mediat duhet të jenë drita e së vërtetës. Lindë pyetja: A është kështu në Maqedoni? Përgjigja do të jetë jo. Për ta kuptue drejtë konceptin ,,liri e mediave,, do të mbështetemi në dy forma të vështrimit: nga prizmi ideal dhe nga prizmi material.

Do të bënim nji gabim fatal, po tëbesojmë e flasim për liri mediatike ndër popujt e robëruar, pasi për çdo gjë që ndodhë në radhët e tijë (popullit të robëruar) raporton robëruesi. Në kët pozicion mundë të flasim për liri mediatike të karakterit material. Në shoqëerin ku nji popull sundon mbi tjetrin, lulzojnë mediat e konceptit material. Lulzojn mediat të cilat i marin në mbrojte sistemet në fuqi, mediat të cilat finansohen nga grupe njerzish apo parti politike dhe mbrojnë pozicionin e tyre, pra mundohen që të zezën ta paraqesin sitë bardhë, ferin si parajsë etj. Këtë që po e them, e hasim çdo herë në mediat e përditshme, qofshin ato të shkruara apo ato elektronike. Në M.Veriut ka vetëm dy gazeta të shkryara në gjuhën shqipe, Koha dhe Lajmi. Po ti çfletojsh do të gjejshë shkaravina të llojeve të ndryshme,potë pavlera. Aty nuk e gjenënjë artikull ku bën fjalë për lirin dhe të drejtën e shqiptarëve, nuk gjen një artikul të frymës edukative, nuk gjen një artikul që do të ngren moralin e punës te rinia shqiptare, nuk e gjenë një artikul që e mban gjallë frymën dhe shpirtin nacional te rinia shqiptare. Lindë pyetja: A ka gazeta tjera të shkruara në gjuhën Shqipe? Po të shkojsh në Gjermani, Zvicër, Francë e në çdo vendë të bashkimit Evropjan do të gjejshë me dhjetra e dhjetra gazeta shqip nga Kosova dhe Shqipëria. Po këtu pse nuk janë këto gazeta? Ndoshta për hirë të liris!  Ndoshta për hirë të asajë që mos ta dëmtojn lirin e shtypit të vendit,se shtypi i vendit i plotësojnë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, e për gazeta tjera nuk kemi nevojë?! Se gazetat që vinë nga jashtë flasin shqip dhe e pengojn ate të vendit duke ja zbulue frymën slave. Sa u përket kanaleve televizive kemi me dhjetëra e qindëra kanale sllave të cilat përcjellen pa problem në të gjitha meset shqiptare, kurse kanalet shqip duhet të paguhen enkas. Pra shqiptarët duhet të paguajnë për ta tregue identitetin e vet në vend e vet.

Mediat elektronike janë edhe më zi. Jan dy televizione shtetërore Alsat-m dhe TVM-2 dhe disa televizione lokale private të tutoruara rreptë nga shteti apo partit politike. Këdo që ta pyesish për Alsatin do të thot është kanal televiziv shqiptar. Asnji nuk do ta thekson germën M-ë pas, që don të thotë Alsat Maqedoni, pra teleizion kombëtar Maqedon. Po ti shikojsh programet e tyre, për  24 –orë pa ndërpre, aty do të shofish gjithçka,por gjë të  vlefshme jo. Do të shofish dhe dëgjojshëdebate tëpafund tëpërfaqsuesve politik shqiptar, që grinden mes vedi vetëm për postin e shërbëtorit në qeverin e Maqedonis. Do të shofish seriale turke e indiane ku shifet një jetë e çthurur morale e familjare, do të ndëgjojsh një muzikë tallava të përcjellë me lakuriqësi që mundë ta quajsh gjithçka por muzik jo. Do të shofish njerës çudibërës që me aftësitë e tyre i shërojnë të gjitha sëmundjet, sa ja kalojnë edhe medicinës moderne. Ky është refreni i përditshëm i këtyre rjeteve televizive të ashtuquejtura shqiptare.çka ështëroli dhe qëllimi i mediavetë tilla, qofshin ato shqiptare apo maqedone, të ashtuquajtura të lira?!  Roli i mediave të urdhëruara nga pushteti,dhe tëfinansuara nga kapitalii fituar në mënyrë joligjore, i shërben urdhërusve dhe finansusve, kurse në popull mbjellin përçarje,  krijojnë pasiguri dhe frigë , me qëllimin e vetëm që popullin ta mbajnë në një gjengje hipnoze, në nji gjengje gjumi,  dhe nga një gjendje e tillë ai nuk din dhe nuk është në gjendje të kërkon as liri as barazi.

Shikuar nga prizmi ideal, liria e mediave te shqiptarët e Maqedonisë as që i afrohet ëndrës së realitetit dhe lirisë. Ideali i çdo shqiptari dhe i tërë popullit shqiptar është liria dhe barazia.A gjejmë ndonji artikull të karakterit të tillë në mediat e sodit, qofshin ato të shkruara apo elektronike? Jo. Atëher po e pasqyrojmë një mundësi. Po sikur të lindë një forcë politike te Shqiptarët e Maqedonisë,e cila do ta nxjer nji gazet të veten, ta hapedhe një qendër televizive shqip, dhe përmes tyre ti bëjnë thirje popullit Shqiptarë, që të bëhet  grushtëdhe përmes protestave, demonstrative, bojkoteve të ndryshme, mosbindjes publike, të kërkojnë ndryshimin e kushtetutës, ku Shqiptarët do ta ndryshojn statutin e tyre, duke u bërë faktor vendimarës, duke e zhduk pozitën e vasalit në qeverin e Maqedonisë. Të kërkon Federalizimin e Maqedonisë, e nëse kjo nuk ecë si duhet, populli shqiptarë taketë të drejtën e shkëputjes. A do të na lejonte ky shtet një gjë të tillë? Nuk do të na lejon.Nuk do të na lejon se ky shtet është mësua që Shqiptarët ti shef gjithmon në pozitën e shërbëtorit. E për ti mbajtë edhe më tej shqiptarët në të njejtin statut, qeveria e Maqedonisë pos ushtris e policisë, simjet të dytë efikas të shtypjes,i shrytëzon mediat të ashtuquejtura të lira perms të cilave i arsyeton veprimet ushtarako policore. Nëse këtë lloj informimi e quajmë informim të lirë, dhe të drejtë, atëher me plotë forcën e shpirtit e them se diçka nuk është në regull me ne si popull.

Kolegë të nderuar, siç shifet, liria e mediave është e lidhur ngushtë, si mishi me thuan, siç thot populli, melirinë dhe pamvarsin e popujve. Të flasish për liri mediatike në M. Veriut është kohë e humbur, ngase, ne, na mungon liria nacionale. Të punojmë e ta fitojmë lirin nacionale, pastaj flasim dhe vendosim vetë, se çfar ngjyre do ti japim propagangës mediatike.

Do ta quaja veprim të drejtë mediatik, nëse kjo reflekton, dhe me fakte, argumente bindëse dhe me veprime konkrete do të ndikon që ti zgjon nga gjumi, profesorin, studentin, puntorin dhe gjithë popullin, gjum në të cilin e vuriky shtet përmes të ashtuquaturave media të lira.

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...