Home / Opinion / “Fluturuan vete” dosjet ne skenarin fashist nga Specialja ne Hage tek Zyrat e OVL-UCK-se ne Prishtine.

“Fluturuan vete” dosjet ne skenarin fashist nga Specialja ne Hage tek Zyrat e OVL-UCK-se ne Prishtine.

Shkruar nga Luan Baci

USA / SHBA/28 Shtator 2020

Arrestimi spektakolar dhe i turpshem, i bere qellimisht per buje mediatike antishqiptare, ne zyrat e OVL-UCK-se, e Hysni Gucati dhe Nasim Haredinaj, perkatesisht kryetar dhe nen-kryetar te OVL-UCK-se, me shume se sa nje veprim ne mbrojtje te ligjit dhe per interesa te drejtesise, ishte thjesht nje kalkulim i mirefillte me nje prapavije te miremenduar dhe te keqe qellimeshme antishqiptare, per ti dhene nje goditje te rendesishme edhe ne menyre figurative, figures se lavdishme te levizjes popullore Nacional Clirimtare te popullit te Kosoves ndaj pushtimit serb. Nuk ka se si te vihet aspak ne dyshim, fakti i prapavijes keqedashese te kesaj nderrmarje kriminale, tip Gestapoje te kohes se luftes se dyte boterore, te EULEX-it dhe te Dhomave te Specializuara, kur me te drejte, me nje arsyetim te thjeshte mund te pyesesh se:
1. A ishte i domosdoshem, dhe ne sherbim te ligjit nje veprim i tille spektakolar?!
2. Ne se Gucati dhe Haredinaj kane “bere krime”, a nuk mund te arrestoheshin diku tjeter dhe jo ne zyrat e OVL-UCK-se?!
3 Ne Dhomat e Specializuara, ku nuk ka as edhe nje shqiptar te vetem, ku edhe perkthyesit nuk jane shqiptare, si eshte e mundur te dalin dosjet e klasifikuara nga kjo “Gjykate e paaneshme” dhe te vine ne Kosove e te shkojne, tre here, ne tre raste te ndryshme ne kohe dosjet?!
4. Cili bashkepunoj ne “Gjykaten e pamvarur” ne Hage me autoritetet me peshe te nenetokes kosovare, ne sherbim te Sebise per ti futur ne Kosove ato dosje dhe per ti cuar ne OVL-UCK-se?! Sigurisht qellimi ishte te kompromentohej keqasi OVL-UCK-se si institucion, dhe nepermjet saj edhe lufta dhe historia e UCK-se, gje qe i jep nje sherbim te vyer propagandes serbe!
5. Experienca dhe aftesia juridike dhe ndjeshmeria politike e veprimeve te gjykates, dihen mire edhe nga anetaret e asaj gjykate, keshtu qe ata, ne rastin “e dashamiresise se tyre” ndaj Kosoves dhe popullit te saj duhej ta kuptonin se nje veprim i tille spektakolar nuk ishte dhe nuk mund te ishte ne te mire te popullit dhe Kosoves, te cilet i dhane miratimin per te punuar kjo gjykate “sipas ligjeve te Kosoves dhe nen juridiksonin e saj”. Pra perse nuk gjeten rrugen dhe menyren, qe me prezencen e prokurorise dhe policise se Kosoves te terhiqnin dosjet “e vjedhura” (lexo: ndoshta te nxjerra prej vete personelit ne gjykate) nga Haga, hetimin e daljes se atyre dosjeve nga zyrat e tyre, dhe denimin e fajtoreve?! Gucatit dhe Haredinajt ju derguan ato dosje, nuk i morren vete ne Hage!
Ne perfundim logjik duhet thene se sherbimi inteligjences serbe, me njerezit e shumte qe ka nen thundren e tij dhe ne sherbim te tij, shqipfoles ne qeverine dhe politiken e Kosoves, po ashtu edhe me perkrahjen e serbofileve ne Dhomat e Specializuara, kane per qellim me Gjykaten Speciale jo vetem goditjen e krimit, qe edhe mund te kete, por kryesisht denigrimin dhe perdhosjen e luftes se drejte te UCK-se, per ti dhene vulen e fundit te aktivitetit kriminal, agjenturor, tradhetar te Hashim Thacit dhe grupit te tij, qe nen emerin e UCK-se e shkaterroj dhe e vodhi Kosoven per 21 vjet me rradhe, e atij Thaci qe e ktheu Serbine ne rrolin e viktimes dhe popullin e Kosoves ne rrolin e kriminelit, pozite e cila rrezikon te krijoje bazen diplomatike te Serbise per te rikthyer Kosoven perseri nen Serbi.
Eshte koha dhe kerkese jetike, qe ne kushtet e mbarimit ligjor te autorizimit te punimeve te Gjykates speciale te Kosoves ne Hage, te nderpritet vazhdimi i punes se saj ne korrnizen ligjore qe ka deri me sot, ku gjykon vetem shqiptaret, por te fillohet te hetohet dhe te gjykohen edhe kriminelet serbe, duke i hequr keshtu njehere e mire kesaj gjykate statusin racial antishqiptar. Vetem pasi te filloj te hetoj krimet e te gjitha paleve kjo gjykate, atehere t’i zgjatet mandati i veprimit te saj, ndryshe te ndalohet, edhe perkunder presionit te madh diplomatik qe do te ushtrohet ndaj shqiptareve.
Eshte domosdoshmeri, ne kushtet e nje veprimi te tille te fuqishem te nendheshem antishqiptar, qe Qeveria Hoti, si nje qeveri kukull, ilegjitime, e zgjedhur me dhune dhe duke shkelur cdo rregull demokratik, qe eshte nje qevri qe firmos gjithcka antikombetare qe i shtrohet ne tavoline, njejte si Mustafa, Thaci e Ramush Haredinaj, te largohet menjehere nga pushteti se bashku me Thacin. Vendi duhet te kaloje menjehere, nje minute e me parene zgjedhje, ne se ka mjaftueshem njerez qe e duan Kosoven. Te permbyset struktura e sotme politike qe shkaterroj vendin dhe e coptoj duke rrezikuar ta ktheje teresisht nen Serbi.
Albin Kurti nuk duhet te harroje se Kosova dhe populli i saj, dhe jo vetem Kosova, por edhe Shqiperia, i kane syte tek qendresa dhe inteligjenca e tij. Duket qe eshte terhequr strategjikisht, por nuk duhet te harroje se ofensiva kunder kundeshtareve te liise, perparimit dhe integritetit territorial te Kosoves, eshte me e favoreshme se sa kjo terheqje e perkoheshme strategjike. Cdo terheqje sado e vogel, i jep perparesi kundershtareve te interesave te popullit dhe te atdheut, fuqizon armiqte e tyre.
Shkruar nga Luan Baci USA 28 Shtator 2020
Seen by Luan Baci at 4:09 PD
Aa

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...