Home / Opinion / Aksion poshterues i policise se EULEKS-it, ndaj ekzistences se shtetit te KOSOVES.

Aksion poshterues i policise se EULEKS-it, ndaj ekzistences se shtetit te KOSOVES.

Shkruar nga, Luan Baci
USA
26 Shtator 2020
Aksioni i EULEKS-it per arrestimin e Gucatit dhe Haredinajt, perkatesisht me detyrat e Kryetarit dhe nenkryetarit te veteraneve te UCK-se ne Prishtine, me shume se sa nje aksion ne sherbim te drejtesise, ishte nje “show” i turpshem policor, vetem me urdher te qarqeve proruse dhe proserbe, per te denigruar sa me shume te jete e mundur luften heroike te popullit shqiptar nen organizimin e ushtrise vullnetare popullore te UCK-se se lavdishme. Ai aksion ishte dhe mbetet nje aksion, teresisht me prapavije te fuqishme fillo-serbe, per te cuar perpara propaganden dhe agenden antishqiptare serbe ndaj popullit shqiptar te Kosoves dhe ndaj tere Kombit shqiptar ne teresine e tij.
Nuk dua te futem ne diskutimin ne se Gucati apo Haredinaj jane perfshire direkt apo indirekt ne krime. Ajo i takon organeve te drejtasise ta thone fjalen e saj, por ajo qe dua te ve ne diskutim ishte veprimi tejet i turpshem, poshterues, jo vetem kunder dhe ndaj personave te arrestuar, por edhe futja me force ne zyrat e Veteraneve te UCK-se dhe konfiskimi i materialeve te tyre. Ketu fillon katercipterisht nje veprim tejet i denueshem i kapercimit te kopetencave dhe besoj jashte cdo morali dhe legjishmerie, qe mund te lejoje veprimin e EULEX-it, qe ne kete rast vepron taman si nje force okupuese ne territorin e Kosoves.
Ishte plotesisht i drejte dhe burreror, per mendimin tim, qendrimi i Haredinajt, per te refuzuar arrestimin nga forcat e EULEX-it, duke u thene se nuk ju njoh, se njoh dhe pranoj arrestimin vetem nga forcat e policise se shtetit tim te Kosoves. EULEX-i, qe tanime meriton te thirret, EULESHI, nuk duhet te kete, dhe nuk duhet te lejohet qe te arrestoje asnje shtetas te Kosoves, pa qene present policia e Kosoves dhe pa i paraqitur personit te arrestuar urdherin e arrestit me shkrim nga prokurori. Po ashtu, duhet ti hiqet e drejta e veprimtarise se metejshme te EULEX-it ne Kosove. Arrestimet kur eshte e nevojeshme, per llogari te Dhomave te Specializuara te Hages, te behen vetem dhe vetem nga policia e Kosoves dhe nga askush tjeter. Megjithe ate, asnje shqiptar, asnje luftetar i UCK-se, nuk ka nevoje te cohet nen pranga ne Hage. Shqiptaret shkojne si burrat dhe ballelarte per luften e tyre. Kush ka bere krime le te pergjigjet, por edhe per keta, te jene te sigurte kushdo, qe kane kurajon te shkojne vete, pa qene nevoja te behen asnje lloj show policesk. Kjo eshte vertetuar me dhjetera raste, ku te gjithe ata qe jane kerkuar deri me sot nga Gjykata Speciale, kane shkuar vete ne Hage, pa qene aspak nevoja e ndonje arresti.
Veprimi policor i EULEX-it, nuk ishte aspak i nevojshem, kur dihet se shqiptaret, nuk i ikin drejtesise, dhe nuk fshihen si lepujt e Serbise, por perballen me te si burrat. Dy here Ramush Haredinaj la detyren e Kryeministrit dhe vajti ne Hage, edhe u burgos atje, deri sa mori pafajesine, por vajti vete, nuk iku dhe nuk ishte nevoja ta arrestonte kush ne Kosove, per show, sic u vepruar me drejtuesit e Organizates se Veteraneve te UCK-se! Tjeter qe Ramush Haredinaj, na e hoqi ne shqiptareve, te drejten e mburrjes me te, me veprimin per kalimin e 8.200 haktareve toke te Kosoves, Malit te Zi, duke rene keshtu ne batakun e baltosur te Thacit dhe te Mustafes..
Shqiptaret nuk jane si serbet, qe fshihen edhe pse kane bere mijera krime kunder shqiptareve ne Kosove, nuk ghykohen as ne Serbi, dhe as ne Hage?!
Krijimi i Gjykates speciale, me konfiguracionin e saj racist, vetem kunder shqiptareve, eshte frut dhe produkt i veprimtarise tejet te madhe kunder shtetit dhe popullit te Kosoves, pikerisht nga tradhetia e njerezeve qe ishin ne krye te UCK-se. Veprimtaria e Thacit, tashme e sprovuar me dhjetera here, dhe ne menyre te pakundershtueshme, eshte varremihsja e shtetesise se Kosoves dhe ekzistences se lirise, pavaresise dhe integritetit te saj. Thaci me Mustafen dhe kompani, vertetuan ne te gjithe veprimtarine e tyre se vetem dem i kane bere Kosoves dhe popullit te saj. Ngritja e gjykates, vetem kundra shqiptareve, pa kerkuar ne te njejten kohe edhe gjykimin e serbeve dhe mijera krimeve te tyre, e rehabilitoj plotesisht Serbine dhe e vuri ate ne rrolin e viktimes, ndersa Kosoven dhe popullin shqiptar ne rrolin e kriminelit. Ky ndryshim i padrejte dhe i pamerituar i rroleve, u arrit kryesisht nga puna e Thacit dhe e Mustafes, dhe ca me teper, per te ardhur keq, me elektoratin kosovar qe vazhdon mbajtjen e ketyre varremihesave ne pushtet. Jo me kot kaperdiset i kenaqur Vucic duke thene se jemi marre vesh qe te arrestohen te gjithe udheheqesit e UCK-se, gje qe verteton se ka nje prapavije te fuqishme proserbe, pro-sllave, pro-ruse, ne nje gjykate te formuar dhe aprovuar nga Kosova, vetem per Kosoven dhe vetem kunder Kosoves dhe popullit te saj.
Populli shqiptar i Kosoves, duhet te gjeje rrugen dhe kohen me te shkurter, te heqe nga pushteti qeverine ilegjitime te Hotit, te prure ne pushtet me grusht shtet te organizuar nga Presidenti gjarper, tradhetari Thaci, te mbeshtetur nga “miku” yne Kosnet qe drejton ambasaden ne Prishtine, me kerkese dhe bekimin e Grenellit. Kjo qeveri kukull duhet levizur nje minute e me pare. Qeveria Hoti, e zgjedhur ne kundershtim dhe duke shkelur rregullat e demokracise dhe te parlamentit te Kosoves, qe vazhdon te qendroje ne pushtet edhe per shkak te heshtjes te nje Gjykate Kushtetuese anti-kushtetuese te Kosoves, por te mireqene nga diplomacia e miqve tane amerikane dhe evropiane, te cilet jane ne rregull me shkeljet demokratike ne Kosove, sa kohe ata jane ne gjendje te vendosin qeveri kukulla, me njerez te korruptuar dhe shantazhuar,per ta pasur me te lehte te kenaqin Serbine,
Nuk mund te kerkosh te jesh proamerikan dhe proevropian dhe duke u bere thellesisht antikombetar. Ne se veprohet keshtu kthehesh ne nje skllav. Ne se skllaveria eshte e pranueshme o njerez, atehere perse luftuat me shume se njeqind vjet kunder pushtimit serb?! Prandaj nuk duhet trembur kur ca Grenella kercenojne me heqjen e trupave nga Kosova, se po i hoqen “na hengri dreqi”. “Dreqi te ha” edhe kur paqesisht kalon prap nen Serbi me ndihmen “e miqve”! Pra ku eshte ndryshimi “me dreqin”?! “Dreq” majtas, “dreq” djathtas. “dreq” para, “dreq” mbrapa, atehere cfare duhet te bejme, te pranojme fatalitatin e “dreqit dhe te te birit te dreqit”?! Sigurisht qe jo, po duhet te behem grusht bashke, dhe tua vertisim te gjithe “dreqerve”, dhe tu a thyejme koken, sic kemi bere gjithe historine e ekzistences tone kombetare. Mos u trembni me presionin se nderpriten ndihmat shume miljardeshe, se ato hiqen ose lihen, varen nga interesi i tyre dhe kur me to behet presion kunder Kosoves dhe popullit te saj, atehere duhet te mendoni se nuk kemi te bejme me miq qe e duan Kosoven, edhe pse jane amerikane, apo perendimore evropiane. Mos e hani “karroten” se po mbeshtete nje shqiptar dhe bir shqiptari qe ka kurajon ti thote edhe Amerikes edhe Europes, “me falni, jemi miq, por kjo nuk mund te behet se eshte kunder interesave te Kosoves dhe popullit te saj”! Kjo “karrote” qe duket sikur te ushqen, dhe qe te kerkon te vendosesh nje qeveri kukull, “te urte”, sevile, qe thote vetem “lepe, peqe”, qe firmos cdo gje qe i vihet ne tavoline, qe ve ne treg interesat e popullit dhe te atdheut, nuk eshte qeveri, dhe “karrota” ne vend qe te ushqeje gojen dhe stomakun, shkon diku tjeter…Kur Sali Serbi Berisha pregatitej te merrte pushtetin ne Shqiperi, ai dhe partia e tij, ne mitingjet popmpoze qe mbante anembane Shqiperise, bertiste sa i hante gerrmazi se ne demokrateve na u ka dhene “ceku i bardhe” nga Amerika, se na eshte lene ne te vendosim shumen e lekeve qe do na fale Amerika per te ndertuar nje industri moderne, prandaj ta shkaterrojme me themel Shqiperine, se e kane ndertuar komunistet. Shqiperia u shkaterrua me themel. Mbi 500 fabrika, perfshire dhe ato me modernet, u shkaterruan dhe u shiten per skrap, dhe “ceku i bardhe” u tret, nuk doli kurre ne skene, Asnje uzine apo fabrike nuk u ndertua. Populli mbeti rrugeve pa pune dhe morri arratine ne emigracion. Po keshte Hoti premtoj tremedhjete miljarde dollare kredi se do te merrte nga Amerika, dhe ato shkuan ne Serbi. Pra te dy jane disi te njejte, Berisha dhe Hoti, Ndryshimi MIDIS TYRE ESHTE SE HOTI DUKE E KONSIDERUAR VETEN KUKULL DHE KOSOVEN KRAHINE TE SERBISE, KREDINE E DHENE SERBISE, E KONSIDERON KREDI TE DHENE KOSOVES!
Cohuni o njerez, merrni ne dore fatet tuaja dhe te atdheut. Te huajt behen miq dhe mbeten miq kur jeni te zot te vetevetes, kur qendroni burrerisht perpara se keqes dhe veshtiresive. Me lapanjoza, puthadore dhe tregetare te interesave te atdheut dhe popullit ne krye, askush nuk te ndihmon dhe askush nuk te perkrah. Shteti duhet te kete burra shqiptare me gjak shqiptari ne krye te tij qe te ekzistoje dhe perparoje vendi, burra qe ti thone edhe Grenelit, edhe Trump edhe Europes, faleminderit qe vendet tuaja na ndihmuat te clirohemi, por mos i jepni te drejten vetes te na tregetoni, kete nuk do ta lejojme. Vetem keta lloj burrash duhet te drejtojne shtetin.
Aleanca me Ameriken dhe me Europen, ruhet dhe forcohet vetem duke qendruar fuqishem ne kembe ne mbrojtje te te drejtave te tua, Deri tek Trump, i duhet thene jo, kur nuk eshte ne interes me interesin kombetar. Trump imponoj padrejtesisht, me lapanjozet ne pushtet shume leshime poshteruese te Kosoves ndaj Serbise, por ama per vete, po ky Trump detyroj vende te tjera te paguanin me shume tarifa ne tregetine me te?! Amerika nuk eshte vetem disa politikane qe mendojne dhe veprojne ne favor te lobit serb, i cili praktikisht, edhe me mbeshtetjen ruse eshte i fuqishem per momentin. Amerika eshte dhe mbetet Amerika e presidenteve Wilson, dy presidenteve Bush (i vjetri dhe i riu), presidentit Klinton dhe nje numri tejet te madhe republikane dhe demokrate qe mbrojne vlerat e lirise dhe ne kete mes, interesat e kombit shqiptar. Interesat e tyre perputhen ne te gjitha planet me interesat e kombit shqiptar. Nje poltike e zgjuar dhe nga burra me te vertete burra inteligjente dhe atdhetare, jo lopcare, e forcon kete miqesi. Ne se lihen ne pushtet njerez te korruptuar, hajdute dhe kriminele, miqsia venitet deri ne likuidim te plote duke te cuar ne izolim.
Cohu o popull, merr ne dore fatet e tua!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...