Home / Opinion / Dëshmia më e re se ne ka kohë që jetojmë pa shtet!

Dëshmia më e re se ne ka kohë që jetojmë pa shtet!

OVL e UÇK-së, për sa është pa e dëgjuar gjatë gjithë këtyre viteve, ka shërbyer si patericë e dy-tri partive të krijuara nga komandantë rivalë rajonalë në shërbim të këtij regjimi barbar.
Arrestimi i krerëve të tyre dhe bastisjet e lokaleve të organizatës sigurisht se është e dhimbshme dhe është edhe një nga shumë poshtërimet që i bëhen shtetësisë tmerrësisht të brishtë e të pakonsoliduar të Kosovës. Ishte një teatër poaq i pështirë sa dhe ai me dosjet që ata ia linin vetes para dere…
Në këtë situatë ne duhet të mos ngurrojmë që ta themi të vërtetën sado e hidhur dhe e dhimbshme që ajo mund të jetë:
Poshtërimin, kaosin, devalvimin edhe të luftës së UÇK-së edhe të shtetësisë së Kosovës, edhe defaktorizimin ndërkombëtar të shtetit, edhe moszhvillimin, bile edhe varfërimin, edhe vjedhjet, edhe plaçkitjet… nuk i ka bë askush tjetër pos vetë këta pushtetarë që kaq gjatë i ranë në qafë këtij populli, të cilit që nga lufta e këndej radhazi po i vriten shpresat.
Populli s’ka si të ndjejë farë dhimbjeje për teposhtëzen e tyre morale, tash edhe ligjore që këta harambashë të krimit e të korrupcionit më në fund po e përjetojnë edhe vetë.
Populli sigurisht ndjen dhimbje për Republikën e vrarë mu nga këta harambashë të trajtave kadri vesele, ramush haradine, isa mustafe, hashim thaçe…
Populli e di cila është kjo organizatë arrogantësh e krekosësish që u poshtërua dhe u vetëposhtërua sot. E di poashtu se edhe një pjesë e madhe e medias, shumë ojq… gjatë tërë kohës nuk ishin tjetër pos instrumente në shërbim e nga njëherë edhe në kryerje veprash kriminale e korruptive.
Populli do të dëshironte që të gjithë këta të dilnin para gjyqeve të Republikës.
Ndërkohë që populli ka kuptuar me dhimbje se Republikën ia kanë vrarë, prandaj ai po e thotë me zemrim të ligjshëm:
Na morët në qafë! Vafshi në djall të mallkuar! Si e paçit bë- e ashtu dhe e gjetëshit!

About admin

x

Check Also

Goxhaj e Zeqiri në Televizioni ALPO TV – Gjirokastë

ALPO Tv: Të nderuar teleshikues mirë se erdhët në emisonin e radhës ...