Home / Lajme / Kosova e korruptoi edhe Gjykatën Speciale.

Kosova e korruptoi edhe Gjykatën Speciale.

22 Shtator 2020

 

Gjykata Speciale sot është turpi i botës.
Është ‘varri i hapur’ për dëshmitarët.
AKI dhe Policia e Kosovës nuk janë në gjendje ta gjejnë ‘postierin’ që rregullisht dhe me paralajmërim çon pako me ‘ndihma’ te veteranët.
Veteranët do të mund të heshtnin, t’i dorëzonin ato ‘ndihma’ në polici, por po i lexojnë dosjet, po marrin shënime e pastaj po dalin në konferenca e po i tregojnë popullit se kush janë ‘dëshmitarët’.
Prej se ka mbaruar lufta e deri më sot, s’ka sistem ndërkombëtar të drejtësisë që nuk e kanë koruptuar shqiptarët.
I kanë vjedhur komplet dëshmitë e krimeve në stacionin policor, ndërsy të kamerave, jo po ta bëjnë hesap Gjykatën Speciale dhe punonjësit atje që ashiqare tregtojnë me vdekje.
Gjykata Speciale e ka humbur seriozitetin dhe kredibilitetin në çastin që nuk e ka parë elefantin në dhomën e vetë, kurse pretendon që të gjejë të zhdukurit dhe vrasësit ‘shqiptarë’.
Është mirë që për këtë skandal të dalë para një Drejtëse ndërkombëtare vetë Gjykata Speciale.
E bashkë me të edhe Drejtori i AKI dhe i Policisë së Kosovës, i cili shkon natën me hellanka me rrëzu taraba në Karaçevë, e nuk është në gjendje ta zë me pelë përdore postierin që ditë’m drekë çon pako me ‘ndihma’ te veteranët dhe luan me jetët e njerëzve.
P.S. Pra, shqiptarët janë të fortë. Më të fortë se Gjykata Speciale, të cilën e zhveshën cullak dhe e bën përrallë.

About admin

x

Check Also

Goxhaj e Zeqiri në Televizioni ALPO TV – Gjirokastë

ALPO Tv: Të nderuar teleshikues mirë se erdhët në emisonin e radhës ...