Home / Opinion / AHMET KRASNIQI – ISHTE LUFTËTAR I FORCAVE SERBE!

AHMET KRASNIQI – ISHTE LUFTËTAR I FORCAVE SERBE!

Më kishte ndodhur të lexoj dhe hulumtoj, për tribun popullor, Kuvende Historike, Beteja dhe Luftëra, që kishte bërë populli ynë, në kapërcyell të shekujve!
Nga ato që kisha hulumtuar, nuk më dilnin, që të gjithë heronjtë, tamam si të tillë ngaqë:“ Ata që kishin luftuar perandorin osmane, pas ikjes së saj, kishin kaluar në pozita shovene , dhe, ata që u kishin shërbyer Osmanëve, u kundërvihen pushtuesve të rinjë!
Por dyshimin, sot, akoma ma ka shtuar, ndodhia apo ndodhitë e pas luftës ( 12.06.1999) ku, gati të gjithë, kuislingêt dhe udbashët që kishin shërbyer te Beogradi, jo që u dënuan, por përkundrazi u shpërblyen!
2.
Ahmet Krasniqi ishte në shërbimin e ushtrisë serbe, ishte burgosur nga qeveria kroate si „ armik i shtetit i cili duke jetuar në Kroaci, siç thotë organi i akuzës prokuroria e Karllovcit, duke e akuzuar që „ ka shërbyer dhe luftuar në anën e ushtris serbo- çetnike!“
Në akuzë thuhet, se ky ka marrë pjesë në luftimet në Baranjë dhe rrethina të Vukovarit etj etj…
Vite më parë, kisha lexuar në një gazetë kroate, akuzat që i bënin kroatët, të gjithë atyre që, duke jetuar në shtetin e tyre, u kishin shërbyer serbëve.
Për t‘u informuar më mirë rreth kësaj, dje miku im i nderuar Arban Hoxha, sjellë linkun, ku është e botuar, e tërë akuza që i bëhet oficerit serb të JNA Ahmet Krasniqit.
Ai ( Ahmet Krasniqi)dëshmon ( mundohet të arsyeton) se „ pas arrestimit të parë nga kroatët dhe lirimin e tij, ku i dorëzohet Beogradit, pas dy dite qëndrim, në burg, siç thotë ai ( çfarë absurdi pas dy ditë burgimi), kthehet sërish në JNA si oficer i komandes tankiste të JNA-s!
Thotë vet Ahmet Krasniqi, para prokuroris se detyrën e mori në Shabac etj etj…
Para prokuroris Ahmet Krasniqi „ arsyeton“ se kur kishte dhënë Intervist për TV Beogradin dhe ku ata e kishin prezentuar si „ Naqallnik për Sllavoni dhe Baranjë“ pyetjet dhe përgjigjet ia kanë përgaditë dhe ky ka qenë i detyruar të deklaroj siç kishte deklaruar,,,
Ky pastaj, tregon se me një pasaportë me emër të rrejshëm, ka udhëtuar në vitin 1992 në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Slloveni dhe se kanë hetuar; tek kur arrinë në Austri dhe ata e kthejnë duke arsyetuar se „ qëllimin e ka me u lajmëruar për azil“ ky kthehet në Kroaci dhe aty, thotë u tregon autoriteteve se ky nuk është personi që emrin e ka në pasaport por Ahmet Krasniqi, çka kroatët e arrestojnë për të dytën herë!!!
Në fund të procesit Ahmet Krasniqi nga gjykata kroate dënohet me dy vite burg!!!
3.
Një njeri të tillë, bashkëshortin e Sllobodankës nga Piroti, që në vitin 1992 përpos që si oficer i JNA-s luftonte në Sllavoni dhe Baranje dhe i cili për çudi, në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri udhëtonte me pasaporten ( më duket nëse nuk gabohem me emrin Adem Grajçevci) fallce, kush e di me çfarë misioni.
Kosova ka shpallur HERO një njeri të tillë; i cili shkrepi pushkën si oficer i JNA dhe për Serbinë dhe asnjë pushkë të vetme për Kosovën!
Unë kam besim të plotë, që Vushtrriasit trima dhe me traditë, do të dinë të reagojnë dhe të mos e pranojnë, turpin që duan t‘ua vëjnë, nostalgjikët jugosllavë të rreshtuar karshi, partis së Isa Mustafës…
P.S.
Meqë s‘kam kohë dhe mundësi ta përkthejë tërë Dosjen Kroate „ Ahmet Krasniqi“, këtu poshtë do keni linkun që tek faqja ime e kishte sjellur Arban Hoxha.
Ju lutem, Ju që e dini gjuhën serbo- kroate, ta lexoni dhe t‘ua komentoni atyre që nuk e dinë këtë gjuhë!!!!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...