Home / Opinion / NË PËRVJETORIN E RËNJËS SË FEHMI E XHEVË LLADROVCIT

NË PËRVJETORIN E RËNJËS SË FEHMI E XHEVË LLADROVCIT

Isha njeri me fat, që e njoha dhe e takova edhe fizikisht në aktivitete atdhetare. Ishim anëtar të Organit udhëheqës të Organizatës Politiko-ushtarake, të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega J.V, me të cilin pata mundësi të isha disa herë bashkë gjatë kohës së aktivitetit atdhetar në kuadër të LPK-së e UÇK-së.
Studenti i Makinerisë në Zagreb, Fehmi Lladrovci dhe Profesoresha e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Xhevë Krasniqi – Lladrovci (bijë e atdhetarit të shquar Avdyl Krasniqit), ideal jetësorë kishin atdhedashurinë që, Fehmiut as burgu serb nuk ia zvetnoi dot. Ai ideal ishte strumbullar që i bashkoi zemrat e dy të rinjëve dhe u shkrinë në një. Ishin me integritet të lartë njerëzor, me ndjena të larta atdhedashurie, me trimi e guxim të pashoq, bashkëshort model.
Fehmiu kishte qenë nxënës i mësuesit të popullit, të madhit Fazli Grejçevcit, nga i cili ishte frymëzuar. Anëtar i grupeve ilegale që nga viti 1979, anëtarë shumë aktiv i Lëvizjës për Republikën e Kosovës (LPK-së) që nga viti 1982. Të dy kishin zhvilluar beteja nëpër frontet kroate kundra Serbisë, kishin ekperiencë lufte, eksperiencë kjo që do t’i ndihmoj shumë në organizim dhe në frontë të luftës për çlirimin e Kosovës.
Nga viti 1993, jetuan në Gjermani dhe Fehmiu disa vite ishte kryetar i Nëndegës së LPK-së për Gjermani, anëtar i Këshillit të Përgjithshë të LPK-së -Dega Jashtë Vendit. Gjatë gjithë qendrimit të tyre në Gjermani, Fehmiu e Xheva nuk pushuan se menduari dhe punuari për çlirimin e Kosovës.Duke qenë kuadro të formuara e të qartë intelektualisht e kombëtarisht, ishin të bindur se duhet të bëhet korigjimi i padrejtësisë ndaj shqiptarëve të viktimizuar deri në absurditet dhe se, ky korigjim nuk mund të ndodh pa luftën e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore.
Në fillim të majit 1997, më kërkesë të shokëve të UÇK-së në Kosovë, të komandantit Adem Jashari dhe me vendim të Kryesisë së LPK-së Dega Jasht Vendit, Fehmiu dhe Xheva me shokë ideali, në rrugën e nderit për të hyrë në Kosovë më 6 maj 1997, të prirë nga Ramush e Luanë Haradinaj, po sa hynë në Kosovë do të hasin në pritë të ushtrisë serbe, do të filloi beteja, duke shtirë edhe këta në ushtrinë okupuese serbe. Fillimisht do të plagosët rëndë Rafet Rama dhe do të vritet Luan Haradinaj, do të plagosën edhe disa të tjerë. Detyrohën të tërhiqen në tokën shqiptare në Shqiperi, së bashku duke tërhequr edhe trupin e pa jetë të Luanit.
Pas një kohe, kur në Prekaz të Drenicës ra heroikisht Komandanti Adem Jashari dhe anëtarët e familjës Jashari, Fehmiun dhe Xhevën nuk kishte forcë që ti pengoi për të mos shkuar në Kosovë. Në fillim të muajit mars 1998 dëshmuan edhe njëherë se ata ishin të pandashëm dhe të vendosur.Lanë Gjermaninë, të dytë me shok duke marr rrugën e nderit, ilegalisht me shok të idealit, me uniforma ushtarake të UÇK-së, me një përvojë të madhe luftarake kundër Serbisë nga lufta në Kroaci, për t’iu bashkuar UÇK-së.
U këthyen në Kosovë përmes Nënës Shqipëri për të marrur bekimin e Sajë dhe të baba Avdyl Krasniqit.
Fehmi Lladrovci është njeriu i parë në Kosovë, i cili në uniformë dhe më Emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa maskë, në mediet ndërkombëtare shtroi qartë platformën politike të UÇK-së.Vendosmëria e Fehmiut si një nga drejtuesit e luftës, qartësi e tij politike, sinqeriteti, kishin krijuar një përshtypje të jashtëzakonshme tek gazetari dhe tek opinioni ndërkombëtar e shqiptar.
Në pytjën e gazetarit të BBC-së : “A kishe me dhënë jetën për Kosovën?”. Me buzëqeshje do të thotë:
ME DËSHIRËN MË TË MADHE!
NUK KA NDERË MË TË MADH SE MË DHËNË JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS!
Të dytë, krahë për krahë zhvilluan shumë beteja nëpër fronte lufte në Kosovë. Ata vertet ishin një bjeshkë e madhe e Drenicës, e Kosovës dhe gjithë shqiptarisë, që e ndalonin turrin e armikut me gjoksin e tyre. Pas tri ditë e tri netë luftimesh me policinë e ushtrinë barabare serbe në Qyqavicën mitike, me 22 shtator 1998, në mesditë ranë heroikisht. Nga heronjë të zakonshëm u kthyen në heronjë të përjetshëm, duke ia dhënë dinjitetin popullit shqiptar, shndërrohën në lëgjendë të popullit e kombit.Me ta bashkë ra heroikisht edhe vajza e re, trimeresha Fatime Zeqiri Hetemi.
Ata, zunë vendin e tyre pranë triemeve të mdhenjë të kombit, pranë trimave të luftës, pranë Komandatit Legjendar të UÇK-së Adema Jasharit, hynë në histori.
Xheva, nusja e Drenicës do të mbetet si «Shota», që zbardhi fytyrën e të gjithë grave shqiptare.
Madje, heroizmi dhe kontributi i tyre i kaloi edhe kufijtë nacional, duke luftuar edhe për lirinë e shtetit kroat, dhe se ata meritojnë të jenë heronj edhe të Ballkanit Perëndimorë.
Të përbashkët kishin jetën, të përbashkët kishin idealin për të cilin dhanë jetën e tyre, të përbashkët patën edhe rënien heroike, tani, bashkë e të pandar edhe në përjetësi.
Të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë, tokat e lira dhe të bashkuara shqiptare dhe për një jetë më të mirë, u qoftë i bekuar dheu i ATDHEUT!
HERONJËVE TË KOMBIT FEHMI E XHEVË LLADROVCIT DHE FATIME HETEMIT IA PAÇIM BORXH RESPEKTIN, DASHURINË DHE PËRULËSINË BREZ PAS BREZI!
LAVDI!

About admin

x

Check Also

Goxhaj e Zeqiri në Televizioni ALPO TV – Gjirokastë

ALPO Tv: Të nderuar teleshikues mirë se erdhët në emisonin e radhës ...