Home / Opinion / INJORANCA E DONALD TRUMPIT

INJORANCA E DONALD TRUMPIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dje, gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore deklaroi se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet në masë” midis Kosovës dhe Sërbisë. “Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet”, deklaroi ai para turmës së mbështetësve të tij. “Ndalni vrasjet”, iu thashë. “Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trumpi në fjalimin e tij në Karolinën Veriore dhe ka kritikuar administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme.
Shkëlqesia e tij (lexo:injoranca e tij) nuk e ditka se serbët na vranë, na dhunuan, na dogjën dhe na plackitën qindra herë gjatë historisë sonë si komb? Nuk e ditka Trumpi pse NATO bombardoi Sërbinë?! Lojërat e ndyera politike të administratës Trump janë bërë (dhe ishin që nga fillimi i qeverisëTrump) temë kritikash të ashpëra dhe talljesh nga ana e mediave më të famshme botërore. Anësimi i tij dhe mbështetja haptazi e Sërbisë në takimin e fundit të qeverive të Kosovës dhe të Sërbisë nxorën në pah edhe një herë se cfarë është Donald Trump. Dhe jo vetëm kaq. Vet njerëzit nga rrethi i tij i ngushtë familjar kanë vetëm fjalë poshtëruese për karakterin e tij. Para pak kohe, Mbesa e tij Mary Trump, botoi librin për xhaxhain e saj Donald Trump, me titull TEPËR-KURRË MJAFT dhe nëntitull SI E KRIJOI FAMILJA JONË NJERIUN MË TË RREZIKSHËM TË BOTËS. Cka mbetet t´i shtohet kësaj?!

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...