EJA!

 

Se kildebilledet

 

Shkruan: Fadil SHYTI

(Kushtuar, kushëririt dhe mësuesit tim, dëshmorit, Mustafë Shyti)
-Vargje të ribotuara me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike, në altarin e lirisë.
Kur më vjen pranë, në ëndërra,
shpirtin më freskon?!
Ah!
-Kur zgjohem!…
Zemra më bëhet gropë,-sa shumë më lëndon!
-Dua, idhshëm të sokëllijë: Oooo, ku shkove?!
Im vëlla, Mustafa, ku jeee?
Mua, mërgimi më degdisi.
Ty, të ta kam lakmi: madhështor meteor, ndë stuhi qëndrove!
-Qëndrove, pranë Plisit,
Armikun serb e qëllove, me grykë të Pushkës!
Sfidove me penë:
Shqipo vigjilentë, për Atmëmëdhe!
-Ah!…
Më vjen i bukur, me atë komplet rrobash të kuqe, zakonisht!
Me ca flokë të thinjura si fluska dëbore, i qetë, si pëllumb i bardhë!…
Ndonëse, fizikisht të të shoh, vërtet ndonjëherë, disi ca ligësht!
Ashtu të zbehur,-jo me shëndet të plotë!
Shpirtërisht, të shoh gjithnjë i rebeluar, si dikur në motet, tua rinore.
Kur takoheshim, në ato vite të rënda robërie;-ishim, si eshka dhe stralli:
dhe gjithnjé mbetëm vërtet, me shpirtéra té trazuar!
Më vjen “shpesh” në ëndrra lirie!…
S’e pranoj se, janë ëndrra, të serta mërgimtare, ëndrra robërie!…
Ah!
Kur “shpesh”, këtu në mërgim-trazim,
më  vjen!…
Gjithnjë, të të shoh, té plagosur, në ijë!
I pamposhtur, sulmues guximtar!
Nga serbët dhe spiunët-shkijë!
Po, po, në ato takime,-më vjen pa pasaportë, pa vizë!
Që ilegalët dhe dëshmorët tanë, zemër-luanët,
nuk i kërkuan, as kërkojné nga jugosllaviqët,
as nga euro-atlantikët, që, po na i mohojnë.
-Pa fajet tona,-për ne, shqiptarët e Shqipëri-Kosovës.
Për ne, “heretikët” Shqipo Shqiptarët, Shqiponja Shqiptaret.
 “Miqtë”, po duan t’i mbyllin, Shqipot dhe Shqiponjat,
-Ashtu, t’ i satanizojnë, para dyerve të mëdha imperialiste-hata!…
Me faljen e trojeve etnike, t’ i mashtrojnë dhe t’ i shantazhojnë!
Heu!…
Kurrë s´ u ngopën me viset tona të bukura, këto faqezeza e këta faqezinjë!…
Shqipërinë Etnike, ende po i presin me hartat blu, me-kufi-zinjtë!…
Jo!…
Nuk na ndajnë dot, mua dhe Ty!
Ndonëse, “largas” jemi: midis nesh “kemi”, dete, fusha dhe male,
dhe dimrat stuhi?!…
Jetojmë dy dekada, “ndaras”,-im vëlla kastriotian,-enverian.
Të pathyeshëm ishim dhe jemi, përjetë, e mot?!
-U dertova,me ty, si vëllai me vëlla; më shiqove në sy!
Më vështrove mjekrën naimiane,-mbaje, se të paska hije,
pasqyrim i gjendjes shpirtërore, o vëlla?!
Me brenga, kujtime,-trazime, kështu, në atdhe,-për atdhe!
Shpesh o Fadil, mësues -migjeniani, të kam pa!…
Mirëpo, mor Fadil, “plaku”; nuk dua të besoj, pse paske harruar,
-kur, netëve të vona, në odat tona,-të thosha tek oxhaku:
-Ndonjë betejë, ndoshta, do ta humbim, por, luftën, gjer në Fitore,
duhet vazhduar?!
-Dhe, është krejt normale:
Lufta Çlirimtare, sjellë vuajtje, armiqtë dhe tradhëtarët,
kanë urrejtje, ndaj nesh kanë mëri…
Na duan vetëm të vdekur, “na thurin dhe lavdi”?!
Jo!…
Luftërat tona, nuk do të fitohen, nëse shqiptarét, atdhetarët,
revolucionarët, me idetë revolucionare, enveriane,
si një trup i i vetëm, nëse nuk bashkohen, rreth Flamurit Kuqezi.
Eh!…
Im vélla ideali, Mustafa!
Me ty, flasim, për poezinë, flasim, për grurin me aromë,
për makinat me uturima që sillnin dhe duhinë,
netëve të vona, në shirje drithi në arat tona.
Flasim, për RIBASHKIM me Shqipërinë.
Pse jo, dertohemi të brengosur: pse në trojet shqiptare, ende ka vend për armiqtë dhe tradhëtinë?!
Sa keq, e dëmtuan kombi, në këto vite, demone-kratike,
-këto,-sa tre shekuj, këto vite zezona!
Me kujtimet ëndrrimet, dua të çmallem, me ty mor vëlla!
Jeta në mërgim,-trazim dhe në robëri; dua të dëshmoj:
-Ah!…
Sa pak ndryshime pozitive-shumë trazime, ka!…

11 Mars, 2018

 

 

Mustaf Shyti

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...