Home / Lajme / Reagon avokati Gazmend Halilaj: Mos u lavdëroni me aksionin në Karaçevë, 40% e grupit kriminal na dolën Policë të Kosovës, ja detajet

Reagon avokati Gazmend Halilaj: Mos u lavdëroni me aksionin në Karaçevë, 40% e grupit kriminal na dolën Policë të Kosovës, ja detajet

19 ,09,  2020

Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka reaguar për aksionin e Policisë së Kosovës, që zhvilloi natën e kaluar në Karaçevë.

Pas këtij aksioni u arrestuan dhjetëra policë të Kosovës.

E kjo ka bërë që avokati Halilaj të reagon, ku thotë se nuk është për t’u lavdëruar për këtë aksion pasi që 40% e grupit kriminal doli të jenë Policë të Kosovës.

Ai thotë se ky rast nuk është sukses, por është shpërfaqje e krimit të organizuar brenda institucioneve.

“Po të kishte pasur vetëm një NANOGRAM, ndjenjë të përgjegjësisë, kur një aksion policor i goditjes se krimit të organizuan rezulton me rreth 40%, zyrtar policor të njësive me të besueshme, të njësive nga policia kufitare ,, atyre qe iu besohet siguria kombëtare,, me e pakta qe ka mund të jetë ishte dashur, dorëheqje ng niveli me i lart”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Mooos u livdoni për aksionin e mbrëmshëm në Karaqeve, 40% të grupit kriminal dolen POLIC, ky është niveli i përfshirjes se përsonave të zbatimit të ligjit në çdo institucion.

Të dashur miq, të rrallë janë ata qe kanë tentuar ta luftojnë krimin apo siq e quajnë tash Megakrimin, e qe s’ kan pësuar si me se keqi, qoftë në burg, qoftë me përjashtim nga puna, qoftë me denigrim nga portalet qe i kontrollojnë grupet e organizuara kriminale të mbështetura FORT NGA PERSONAT ZYRTAR.

Rasti mbrëmshëm ..Karaçevë.., nuk është sukses, por është shpërfaqja e krimit të organizuar brenda institucioneve apo thënë me ndryshe -krimit ndërinstitucional-.

Po të kishte pasur vetem një NANOGRAM, ndjenjë të përgjegjësisë, kur një aksion policor i goditjes se krimit të organizuan rezulton me rreth 40%, zyrtar policor të njësive me të besueshme, të njësive nga policia kufitare ,, atyre qe iu besohet siguria kombëtare,, me e pakta qe ka mud të jetë ishte dashur, dorëheqje nga niveli me i lart.

Pse e themë ketë: organizimi, funksionimi i ketyre grupeve kriminale, nuk ka ndodhur rastësisht, nuk kan funksionuar një ditë të vetme, por përtej një viti, aq me tepër ju rrjedhën informatat ,, shumica e provave u larguan paraprakisht,, atëherë ku ishit JU, qe nga taksat tona paguheni për të na mbrojt.

Si mund të besoj një qytetar i ndërshem i cili deshiron të raportoj një krim, kur tani delë se 40%, e personave zyrtar janë pjesë e grupeve kriminale, po themë 40%, duke u bazuar në njoftimin zyrtar te prokurorisë, Zoti e dinë sa mund të jetë numri real.

Andaj, shtet i nderuar, kemi derdhur shumë gjak, hapni syet, mos i burgosni informatoret/ sinjaliziesit vetem qe tregojnë për Ju, mos i etiketoni përmes portaleve të Juaja në formen siq Ju dini, por përkrahni ata për ndryshe: antarsimin në Interpol, Nato, Bashkim Europian, Investimin e investitorve tè huaj, pos në ënderr mundeni me pa.

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...