Home / Opinion / BOTA SOT KA NEVOJË PËR LIDERË LIRIDASHËS DHE PËR PROGRES TË PËRGJITHSHËM

BOTA SOT KA NEVOJË PËR LIDERË LIRIDASHËS DHE PËR PROGRES TË PËRGJITHSHËM

Çfarë shprese u japim njerëzve dhe çfarë besimi për të ardhmen u krijojmë gjeneratave të reja, përderisa kryetarët e dy fuqive më të mëdha ushtarake të botës, në gjendje të pandemisë globale, nuk lavdërohen me të arritura në fushën e ekonomisë, të kulturës, shkencës dhe arsimit, për liritë dhe të drejtat e njeriut, luftimin e varfërisë në botë, mbrojtjen shëndetësore të popujve dhe vendeve të tyre e të njerëzimit, por lavdërohen me zbulimin e armëve më të reja, të sofistikuara dhe të panjohura deri më sot, për vrasjen e njerëzve dhe shkatërrimin e botës, edhe kështu të helmuar e shkatërruar në përmasa shqetësuese.
Bota sot ka nevojë më tepër se kurrë për një REVOLUCION të përgjithshëm humanizimi të shoqërisë njerëzore dhe lirimin e shteteve nga bandat kriminale vendëse dhe ndërkombëtare, për shërimin e njerëzimit nga marrëzitë dhe shpëtimin e planetit nga shkatërrimi. Humanizmi dhe Renesanca nuk qenkan shpjeguar dhe kuptuar mjaftueshëm nga njerëzimi deri më sot.
(20.IX.2020)

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...