Home / Të ndryshme / TRADHËTARËT

TRADHËTARËT

Thon se tradhëtarëve u nxihet fytyra!
E kurr nuk u largohet përjet mynxyra,
Por sot na kan ardhur ditë të vështira,
Sepse tradhëtarët kanë shum fytyra.
Ditën atdhetar, trima flamurtar!
E natën të shesin, lirë në pazar,
Me fjal e premtime, atdheun e mbrojn,
Porsa bie terri, si hienat e copëtojnë.
Nuk ju besohet kurr, në atë që premtojn!
Me fjalë patriotike, tradhëtin mbulojn,
Sepse jan të lig, e janë të mjerë !
Nuk kanë fytyr as shpirt e as nderë.
Se kot nuk kan thën burrat e parë!
Kurr mos u lindshin, pisa tradhëtar,
Por dhe nëse lindshin! Kurr mos u shtofshin,
Me far e me fis, të gjithë u farofshin.
Vdekshin të gjithë, tradhëtar e shërbëtor!
Argatët e hasmit, ton shekullor,
Mjeranët e fundërinat e gjith shqiptaris!
Qofshin të mallkuar ata prej perëndis.
———————————————-
Zoti e ruajtë Shqipërin
Genc Sefa -Lushnja 🇦🇱🇦🇱
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, kostum

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...