Sot, në Pezë të Tiranës kremtohet 78-vjetori i zhvillimit të Konferencës së Pezës ku do të hidheshin themelet e bashkimit të popullit në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, me devizën e rilindasve të mëdhenj se ”feja e shqiptarit është shqiptaria”. Njëra ndër ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhën e në rezultatet e saj, të cilat do të ishin shpëtimtare për vendin, pasi do t’i japin fund pushtimit, e bashkë me të dhe copëtimit e shkombëtarizimit, që ishin prezente në planet e okupatorëve nazi-fashistë.
Me LANCL iu mbyll njëherë e përgjithmonë kufiri grekut, italianit dhe serbit, u mbyllen pretendimet e tyre për territorin e Shqipërisë.
Me LANCL Sovraniteti dhe Pavarësia Territoriale e Shqipërisë u bënë të padiskutueshme, ato që politikanët e sotëm i kanë vënë prapë në shitje. Dhe nuk u vjen mirë të marrin ndërshkimin që jepte PK dhe Enver Hoxha për tradhëtine dhe tradhëtaret. Plumbin në gojë!